Sonte në Pressing në T7 është duke u diskutuar për garën e partive për zgjedhjet e 28 dhjetorit, ku mes të ftuarve është edhe gazetari Valon Syla.
Syla ka vlerësuar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e ka kuptuar se siç ka thënë ai, e ka humbur betejën me njerëzit e mençëm.
Gazetari Syla tha edhe se, VV’ja s’ka pasur asnjë premtim, porse vetëm ‘’mjegull’’.
‘’T’i kish pas Ramushi, a Fatmiri, pesë qeveri t’i kish maru, ky me 42 s’mrrijti. E ka lodh trupin, ka paqartësi. Krejt politika e VV’së krejt këtë fazë nuk ka pas as premtim madje. Ka pas konfuzion, mjegull, hi syve, dil Dejona thuj diçka, dila ajo Sasa bone një fore, shaje Sami Lushtakun, kurgjo relevante. Janë lodh njerëzit. Albin Kurti e ka kuptu që betejën me njerëzit e mençëm e ka hup’’, ka thënë a



