2025/11/17
Banner Top
Takimi me Millosheviqin para bombardimeve, Clark: Më tha se shqiptarët “i vras të gjithë, dhe e zgjidhi çështjen”

Wesley Clark në dëshminë e tij para Gjykatës Speciale e ka nisur me detaje nga takimet me presidentin jugosllav, Sllobodan Millosheviq, në kohën kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës po i kërkonin tërheqjen e trupave speciale dhe ushtaraje nga Kosova.

Kosovën, tha Clark, ShBA e kishte nën mbikëqyrje edhe ajrore dhe i dinte të gjitha lëvizjet ushtarake serbe dhe, Millosheviqit, kërkesa i ishte dërguar: “Tërhiqi trupat:”

Clark tha se Millosheviqi i kishte thënë se e zgjidh çështjen me shqiptarët “duke i vrarë të gjithë”.

“Ishim ulur me Millosheviqin, dhe tha unë i tërheq këto forca, dhe Solana më tha cilat forcat sjanë tërhequr? Dhe ai thoshte Millosheviqit, dhe pastja ai kthehej gjeneralit Perishiq, flisnin serbisht. Dhe Millosheviqi na thoshte se do ti terheqim, dhe ishte nervoz, Dhe se dinim a është nervoz se e zumë, apo se Perishiqi nuk i kishte treguar”, tha Clarke.

“Ne u larguam, takimet i quanim të sukseseshme, ndërsa ai forcat nuk i tërhiqte. Dhe i thamë hiqi trupat sepse NATO do të bombarodjë. Dhe ai na thoshte NATO të bëjë çka bën. I thoja: s’të del mire. Më thoshte këta janë terroristë. Unë i thash ti s’do ti mundësh njerëzit që luftojnë për familjet e tyre, dhe t’i quash terorrist, s’do tia dalësh, do të duhet të ndërrosh taktikë. Më tha që do të bëjë çka të mundet dhe asgë nuk ndryshoi. Më tha që e kemi bërë edhe më herët, vrasjet, e shqiptarëve. Më tha se i vrasim të gjithë”, tha ai.

Wesley Clark, ish-Komandati Suprem i NATO-s për Evropë dhe udhëheqësi ushtarak i NATO-s gjatë bombardimeve më 1999 ka nisur dëshminë e tij në Gjykatën Speciale si dëshmitar i thirrur i mbrojtjes.

Dëshminë e tij e nisi me pyetjet e ekipit mbrojtës të Hashim Thaçit, dhe kjo nisi me referencë në “Kërcënimin e Krishtlindjeve” që Presidenti i ShBA-së, George Bush i pari, i kishte bërë presidentit jugosllav, Sllobodan Millosheviqit, për të ndalur dhunën ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Clark rikujtoi se edhe ai dhe Richard Hoolbruke ishin takuar me Millosheviqin gjatë negociatave të Dejtonit për të ndalur luftën në Bosnje-Hercegovinën, dhe kishin provuar t’i flasin për Kosovën.

“Kur nisëm negociatat (në Dejton) nuk e dija (për Kërcënimin e Krishtlinjeve), diplomatët ishin në dijeni. Por jo edhe publiku dhe ata në ushtri në dhjetor 1992, por për shkak të dhunës ndaj popullatës shqiptare nga policia serbe, dhe njësitë speciale dhe MUP-i, George Bush tha që Millosheviqi udhet të ndalë dhunën ose ShBA do të përgjigjet me kapacitet e saj ushtarake”, tha Clark.

“Ishte lajmërim që mund të përdorim forcë ushtarake për ndalimin e dhunës ndakj shqiptarëve”, tha ai,

“Kur unë dhe Hollbruku u ndalëm, me të, ai na tha që nuk flas për këtë me juve dhe ai është vendi i imn. E dinim që kishte një sfidë atje, dhe ai refuzonte të folte për këtë”, tha Clark

Banner Content

0 Comments

Leave a Comment