Gazetari Mero Baze, botuesi i gazetës TemA ka nxjerrë bllof presidenten e Kosovës Vjosa Osmani, e cila në një interviste në mediat gjermane ka thënë se kanë luftuar 900 banda.
Në një postim në mediat sociale, Mero Baze shkruan: “Presidentja e Kosovës duhet të bëj kujdes për imazhin e vendit të saj. Kosova nuk ka pasur kurrë 900 banda. As 90. Madje as 9.
E kuptoj nevojën për tu lavdëruar si qeveri suksesi por jo duke kriminalizuar Kosovën. Për 5 vjetë as 900 aksidente me vetura nuk besoj se ka në Kosovë e jo më 900 banda. Një papërgjegjësi e tillë ekspozon Kosovën si vendin më kriminal në botë. Askush nga Serbia nuk e ka thënë këtë shifër edhe pse ata kanë vërtet bandat më të mëdha në Ballkan”



