Ish-gjenerali suprem i NATO-s, Wesley Clark tha se Ramush Haradinaj ishte një komandant i fuqishëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Gjatë dëshmisë së tij në Hagë, të natyrës së tillë Clark i vlerësonte të gjithë pjesëtarët e UÇK-së.
Ai tha se Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk kishte strukturë komande dhe kontrolli, por njerëz që luftonin për jetën dhe familjet e tyre.
“Ramush Haradinaj, që ka qenë një komandant i fuqishëm, ishte më i pavarur si natyrë. Kjo ishte përshtypja ime. Këta [pjesëtarët e UÇK-së] ishin personalitete të forta, persona që kanë rrezikuar jetën, jeta e familjeve të tyre varej prej vendimeve të tyre. Këta nuk ishin vartës të mirëfilltë, nuk ekzistonte strukturë komande dhe kontrolli, ishin persona që luftonin për jetën gjatë fushatës ajrore të NATO-s. Dhe këtë qëndrim e mbajtën edhe pas fushatës ajroje. Prandaj Jackson e pati vështirë me këta persona”, deklaroi gjenerali i pensionuar amerikan.



