2025/11/18
Banner Top
Zjarr i fuqishëm në punëtorinë e roletave në Prizren: Dëme milionëshe, pa të lënduar

Një zjarr i madh ka shpërthyer në orët e mëngjesit në lagjen Arbana të Prizrenit, duke përfshirë një punëtori për prodhimin e roletave.

Zjarrfikësit kanë reaguar menjëherë dhe janë duke punuar për ta lokalizuar dhe shuar zjarrin.

Në vendngjarje kanë dalë njësitë policore, mbikëqyrësi i hetimeve, hetimet e stacionit, hetimet rajonale dhe njësia e Forenzikës.

Sipas të dhënave fillestare, nuk ka persona të lënduar, ndërsa dëmi material dyshohet të jetë mbi 2 milionë euro.

Banner Content

0 Comments

Leave a Comment