2025/11/18
Banner Top
Abdixhiku – VV’së: Popullistë të rrezikshëm, nuk marrim pjesë në seancën e orës 11:00, bëjini llaf vetes

LDK nuk do të marrë pjesë në seancën e parë të jashtëzakonhsme të thirrur nga Vetëvendosje në Kuvend të Kosovës, ku krejt para votimit të qeverisë së re për të cilin kanë marrë edhe mandatarin e dytë, kanë vendosur Buxhetin, komisionet parlamentare dhe marrëveshje ndërkombëtare.

Postimi i Abdixhikut:

Popullistë të rrezikshëm.

Të investuar në lojëra, intriga e kalkulime politike.

Zvarritën tetë muaj krijim e shumicës e formimin e institucioneve. Na i humbën edhe 15 ditë të tjera me mandatar kukull që s’bënte asnjë përpjekje për minimalisht qeverisje. Nesër, në ditën e fundit, orën e fundit, afatin e fundit, paskan thirrur dy seanca për urgjencën që e shkaktojnë vet me vonesë.

Pa asnjë konsultim.

Pa asnjë komunikim.

Pa asnjë diskutim.

LDK e refuzon dhe shpërfillë këtë qasje politike. LDK e lufton me gjithë qenien e vet këtë logjikë imponimi. Me krenari, e themi se refuzimi i popullistëve është akti më i lartë patriotik sot.

Prandaj LDK nuk bëhet pjesë e shfaqejeve parlamentare të një pushteti në ikje. Nesër nuk marrim pjesë fare në seancën e imponimit teatral të orës 11:00-të. Mblidhuni vet; i bëni muhabet vetes. Luftën me mullinjtë e erës e bëni mirë.

Nesër, nga ora 14:00, votojmë me bindje e krenari kundër pakicës që nuk mund të sillet si shumicë më në këtë shtet.

Nesër nisim pregatitjet oër zgjedhjet e reja nacionale dhe ftesën e madhe për përbashkim të secilit që është ngopur me një politikë si kjo, që mendon të shpëtojë shtetin e Republikën nga ata që e shohin atë vetëm si instrument e si lojë karrigesh.

Le t’i fitojmë!

Banner Content

0 Comments

Leave a Comment