2025/11/19
Banner Top
Wesley Clark – Gjeneral edhe si dëshmitar

Nga: Luan Rama

Çfarë dëshmitari!
Dhe çfarë qëndrimi; plot dinjitet, koherent dhe shumë i qartë në çdo fjalë. Argumentues, logjik, i kthjellët dhe mbi të gjitha këto, i vërtetë.
Gjenerali Wesley Clark, edhe përpara Gjykatës Speciale të Kosovës në Hagë, provoi se sa e drejtë ka qenë lufta e UÇK-së dhe se prej asaj lufte, Kosovës, iu bë aleate edhe vetë NATO e prirë nga SHBA.
Me gjithë sa tha, por edhe me çfarë nuk tha, Gjenerali Clark konfirmoi edhe një herë se në atë gjyq nuk po gjykohen Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, të cilët, në fakt kanë më shumë se pesë vjet që janë marrë peng e mbahen padrejtësisht të burgosur, për interesa që nuk kanë të bëjnë me drejtësinë.
Në Gjykatën Speciale të Kosovës në Hagë, po i bëhet gjyqi Adem Jasharit dhe gjithë të rënëve e martirëve të luftës. Po i bëhet gjyqi UÇK-së dhe vetë Kosovës.
Gjykata Speciale e Kosovës në Hagë, duhet ta mbyllë farsën e ngritur mbi akuza e sajesa të pabaza, që për paradoks e shëmti, janë ushqyer edhe prej dëshmish të turpshme të disa shqiptarëve jugosllavë të Kosovës, të cilët, nuk e kanë për gjë të hedhin baltë mbi gjakun e derdhur në themelet e lirisë së Kosovës dhe mbi luftën e drejtë e patriotike të UÇK-së.
Me dëshminë e vet, gjeneral edhe si dëshmitar, Gjenerali Clark, i ofroi një shans gjykatës, që ajo të ketë mundësi të mbrojë nderin e vet dhe të drejtësisë ndërkombëtare, njësoj siç gjenerali ia mbrojti nderin Kosovës dhe luftës së saj për çlirim.

Banner Content

0 Comments

Leave a Comment