Xhaka, nuk i ka pritur aspak mirë,Fishkëllimat e tifozëve të Kosovës, në duelin e zhvilluar në Fadil Vokrri” që përfundoi në paqe në fushë por jo në tribuna. Mesfushori me origjinë shqiptare, u fishkëllua nga “Dardanët”, shkaku ishte një deklaratë e bërë para ndeshjes për dy lojtarë të rinj shqiptarë, Albin Hajdari dhe Leon Avdullahun, të cilët Xhaka i vlërsoi si jo të gatshëm për të marrë minutazha të rëndësishëm në përfaqësuesen helvete, duke marrë si shembull Ardon Jasharin, një tjetër shqiptar që luan për Zvicrën.

Ndërkohë pas ndeshjes, Xhaka, deklaroi për gazetën zvicerane,”20 minuten” se kjo ishte gjëja e fundit që kishte pritur që t ndodhte.

“Jam defintivisht i befasuar, është gjëja e fundit që kam pritur, posaqërisht këtu në shtëpi. Të them të drejtën, kjo më dhemb, por duhet ta pranoj dhe të përqendrohem te futbolli” , u shpreh Xhaka.



