spot_imgspot_img
spot_img

Zëdhënësi i BE-së: Marrëveshja Kosovë – Serbi është arritur

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian Petar Stano ka komentuar takimin e mbrëmshëm ndërmjet kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandër Vuciq, raporton Gazeta Blic.

Ai në një konferencë për media ka zbuluar se të dyjva palët kanë arritur marrëveshje, madje sipas tij ka ujdi edhe se si marrëveshja do të implementohet

I pyetur se për çfarë konkretisht janë pajtuar palët meqë kishte paqartësi, Stano tha se “Josep Borrell e ka sqaruar mjaftueshëm në konferencë pas takimit dhe ishte mjaft i qartë me deklaratën e tij, e cila u lëshua më pas dhe e cila ishte miratuar dhe rënë dakord nga të dyja palët”.

Zëdhënësi i BE-së deklaroi se “ajo që janë pajtuar palët është se s’do ketë më nevojë për diskutime të reja për Propozimin Evropian, i cili tani është Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të Kosovës dhe Serbisë”.

“Gjithashtu është arritur pajtim që palët të dyja kanë shprehur gatishmërinë e tyre që të procedojnë me implementimin e kësaj marrëveshje.
Ky është pajtimi dhe për këtë po punojmë”, pohoi Stano.

“Tani do kemi takim në mars, kurse Lajçak do të udhëtojë për në Kosovë dhe Serbi. Puna nuk është kryer akoma, normalisht, por qëllimi i takimit të djeshëm ishte pajtimi rreth propozimit. Tani, ne bashkë me ta do punojmë në zbatim. Presim që të gjitha marrëveshjet të zbatohen dhe ata u pajtuan që të mos bëjnë hapa të pakoordinuar që do të vononin dinamikat e pajtuara dje”.

Op/Ed

Gordana Siljanovska-Davkova nuk i përfaqëson 30% të shqiptarëve në Maqedoni

  Nga Astrit Gashi Kandidatja për presidente nga VMRO-DPMNE Gordana Siljanovska-Davkova...

Nuk mund të kesh gjak shqiptari dhe të votosh Gordanen për Presidente

Epilogu, megjithatë, i zgjedhjeve Maqedoninë e Veriut do të...

“Kutia e Pandorës” bomba e VMRO-së që nxite urrejtje etnike

Në Republikën e Maqedonisë së Veriut është bërë e...

Abonohu

Të sponsorizuara

Bakllava i ndihmon burrat që të jenë më të mirë në seks

Derisa burrat fillojnë të plaken, është e domosdoshme që...

8 arsye pse nuk jeni të lumtur në punë

Puna duket se nuk po ju ecën edhe aq...

Spanja ”pushton” Shqiperinë, gjiganti turistik parashikon rritje me 500%

Shqipëria do të jetë një nga destinacionet e huaja...
spot_img

Mexhiti: Qeveri pa shqiptarët s’mund të ketë, ne nuk pretendojmë të jemi në qeveri me çdo kusht

Kreu i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti në intervistë për Radio Televizionin e Shqipërisë tha se nëse duam të kemi qeveri stabile, gjithëpërfshirëse, atëherë patjetër...

Baton Haxhiu futet në SPAK i maskuar

Analisti Baton Haxhiu është paraqitur mesditën e sotme në SPAK, i kamufluar me kapele, për t’i shpëtuar syrit të gazetarëve, të cilët monitorojnë se...

Ansambli Muzikor sjell Adem Jasharin në Tetovë

Në Tetovë është shënuar edhe një e arritur në kulturën shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Ansambli Muzikor ka hedhur në skenë koncertin e parë...