2025/11/20
Banner Top
Bllokimi i fondeve nga qeveria, Trafiku Urban paralajmëron pezullim të punës

“Trafiku Urban” SH.A. ka paralajmëruar sot se shërbimi i transportit publik në kryeqytet rrezikon të pezullohet plotësisht nga java e ardhshme.

Kjo për shkak të vështirësive të rënda financiare të shkaktuara nga bllokimi i mjeteve buxhetore.

Në njoftimin e tyre thuhet se kjo situatë ka ardhur si rezultat i moslëshimit të mjeteve nga Qeveria e Kosovës.

“Kjo situatë ka ardhur si rezultat i moslëshimit të mjeteve nga Qeveria e Kosovës, përkatësisht Ministria e Financave, çka ka pamundësuar Komunën e Prishtinës të shlyejë detyrimet ndaj ndërmarrjes. Si rrjedhojë, “Trafiku Urban” po përballet me vështirësi të theksuara financiare, duke cenuar funksionimin operativ dhe aftësinë për të vazhduar ofrimin e shërbimit për qytetarët”, thuhet në njoftimin e tyre.

Më tej, thuhet se pavarësisht bilancit pozitiv dhe performancës së qëndrueshme të ndërmarrjes, vonesat në pagesa që nga muaji korrik kanë prekur furnitorët, partnerët bashkëpunues dhe proceset e brendshme teknike, duke krijuar rrethana që e bëjnë të pamundur operimin e rregullt.

Banner Content

0 Comments

Leave a Comment