2025/11/20
Banner Top
Avokati i Popullit Shkon në Hagë: Nuk m’u lejua të marr shënime gjatë takimit me Thaçin dhe të tjerët në Hagë

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ka zhvilluar një vizitë në Dhomat e Specializuara në Hagë, ku është takuar me ish-presidentin Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, si dhe ish-shefin e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi – të gjithë të mbajtur nën monitorim.

Qelaj tha se gjatë vizitës nuk i është lejuar të marrë shënime, gjë që sipas tij cenon rëndë pavarësinë e institucionit të Avokatit të Popullit dhe të drejtën për qasje të papenguar te personat e paraburgosur.

Ai njoftoi se këtë shqetësim do ta adresojë edhe në mekanizma ndërkombëtarë.

“Gjatë këtij mandati është hera e parë që detyrohem të zhvilloj një bisedë me të paraburgosur nën këto kushte, që janë në kundërshtim me standardet e Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut”, deklaroi Qelaj në konferencë për media.

Ai bëri të ditur gjithashtu se nuk ka zhvilluar takim me kryetaren e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trëndafilova, pasi ajo kërkoi që biseda të mbahej përmes platformës “Zoom”, format të cilin Qelaj nuk e pranoi, duke kërkuar që takimi të realizohet pas kthimit të tij në Kosovë.

 

Banner Content

0 Comments

Leave a Comment