2025/11/20
Banner Top
Abdixhiku: Më 28 dhjetor nis një epokë e re për Kosovën – mërgatë është koha për një fillim të ri pas një viti të rëndë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas shpalljes së datës së zgjedhjeve nga Presidentja Vjosa Osmani, duke e cilësuar këtë moment si hapjen e një “faqeje të re” për vendin.

Në një adresim drejtuar qytetarëve brenda dhe jashtë vendit, Abdixhiku tha se caktimi i zgjedhjeve më 28 dhjetor rikthen shpresën dhe i jep fund pritjes së gjatë për ndryshim,

“Sot, me shpalljen e datës së zgjedhjeve, nisi një faqe e re për vendin tonë. Një faqe që nuk shkruhet me mllef, as me frikë, por me një besim të thellë se Kosova mund të jetë më shumë sesa ajo që ka qenë këto vite; sidomos këtë vit”, tha ai.

Postimi i plotë:

 

Banner Content

0 Comments

Leave a Comment