Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, tha se për partinë e tij më e preferueshme do të ishte një bashkëpunim me partitë që janë më të ngjashëm në program e të cilat tha se janë ato me të cilat herë kanë qenë në pozitë e herë në opozitë.
Hamza u pyet mbi këtë çështje në konferencën e sotme pas mbledhjes së Kryesisë së partisë.
“Për neve është më e preferueshme, më afër programeve tona politike, bindjeve tona politike e konceptuale, që të jemi bashkë me partitë që kemi qenë në të kaluarën herë në pushtet e herë në opozitë, në periudha të ndryshme kohore edhe në qeveri, por kemi qenë në mandatin e kaluar në opozitë. Vijat e kuqe – mendoj që është mirë që mos me u vendos sepse është treguar e dëmshme për vendin”.
Hamza tha se duhet të shikohet interesi i vendit mbi partitë politike derisa tërhoqi edhe vërejtjen për gjuhën që përdoret në fushata zgjedhore.



