Portali Parrotulla sjell në mënyrë ekskluzive një dokument të Milaim Zekës, ku zbulohet imazhi i tij në vitin 1983, kur nga Parisi niset drejt Shqipërisë.
Në pamje duket me flokë të gjata, një portret i kohës kur idealizmi dhe ëndrrat për vendin ishin pjesë e çdo hapi të tij.

Ndersa Shefqet Kryeziu ka ndarë një rrëfim personal për vizitën e Milaim Zekës në Shqipëri në vitet tetëdhjetë, kohë kur vendi ishte nën regjimin e Enver Hoxhës dhe kontrollin e rreptë të sigurimit të shtetit.
Në shkrimin e tij, ai sjell detaje nga qëndrimi i Zekës, idealizmi i tij, zhgënjimet që përjetoi dhe mënyra se si u survejua nga dy sigurime njëkohësisht, ai shqiptar dhe ai jugosllav. Rrëfimi shoqërohet me fragmente origjinale letrash dhe dokumentesh të dosjes së hapur ndaj tij.
Shkrimi i plotë
Shkrun Shefqet Kryeziu
A kishte të drejtë Milaim Zeka kur deklaronte se; Po të më jepej mundësia të vrisja dy njerëz, do ta zgjidhja ta vrisja atë të kuqin, komunistin ose sipas meje atë ,,morrin” kuq…! E shkëputa këtë citat për tu treguar se Milaim Zeka i dikurshëm ishte shqiptar i madhë! I njihte gjërat më mirë se shumë pedagog apo politikan të asaj kohe. Ishte idealist dhe shumë Atdhetarë. Për dijenin e lexuesit; Milaimi kishte ardhur për vizitë në Shqipërinë e xhaxhit Enver… Erdhi si mysafir, jo si i arratisur.Erdhi me vizë të lëshuar nga ambasada Shqiptare. Qendroj për gati 2 muaj, edhepse vizen e kishte për 10 ditë apo 20 ditë. E sigurisht që sigurimi i shtetit do bënte punën e vet. I hapën dosjen, dhe përcillej çdo hap, si për çdo të ,,huaj” që vinte në shqipëri. Unë sot do ju tregoj pak sekuenca dhe ndodhi gjatë qendrimit në shqipëri të Milaimit, shokut tim te hershëm të idealit. Milaimi , ky djalë idealist e me një kultur të gjërë, i lexushëm dhe shumë atdhetar. Erdhi me atë shpresen idealiste për shqipërinë. Në fakt hasi në një zhgenjim total. Nuk ishin gjërat ashtu si në televizorin e RTSH që kishte parë dikurë. As nuk ishte ajo shqipëria që kishte lexuar dikur në zërin e popullit ( gazet e ndaluar) ndër ne. U zhgënjy edhe nga disa njerëz që e rrethonin e që shpesh e pyesnin në mënyrë provokative. Kishte raste që vinin dhe i thonin që ti përkthente një këngë nga gjuha serbe , këngë të kënduar nga zdravko çoliç. Ishte rasti kur ishim bashkë dhe e dëgjonte këngën serbe që këndohej në mes të natës në qender të Shijakut,, druzhe tito” E shumë të tilla gjëra që për Milaimin ishin si një plumb në zemër. Në faktë unë veq kisha filluar të ambjentohem më këto gjëra të pakuptimtë. Po si? Heshtja ishte arma jonë në atë kohë! Ndersa Milaimi nuk i manepste gjërat që binin ndesh me idealin e Tij. Ai filloj të fliste hapur për këto çrregullime dhe padrejtësi. Kështu që; Natyrishtë që do i hapnin edhe atij një dosje që do ta përcillnin në çdo hap. Qëllimi i këtij shkrimi nuk është të flas shumë me hollësi për dosjen, sepse ate e zotron tanimë në dorën e Tij vet Milaimi. Dhe sigurisht një ditë do të dali dhe të publikoj marrëzirat e dosjes së një kohë vërtetë të pa kuptimt… Komunikimi im me Milaimin ishte korrekt dhe shumë vëllazëror. I flisnim gjërat hapur. Letrat që mi dërgonte nga përendimi, sigurisht që hapeshin dhe kontrolloheshin nga sigurimi i shtetit. Këtë e kisha kuptuar me kohë, sepse në shumë raste i mungonte pulla postare. E një ndër to po ua sjellë në këte shkrim. Leter origjinale e dërguar në adresen time nga shoku im i idealit Milaim zeka. Bashkë me letren po e postoj një faqe nga 300-400 faqe që mbanë dosja e Milaim zekës. Aty gjënë emrat e spiunëve, gjënë përcjelljën që i është bërë. Por një fakt tjeter interesant është se; Milaimin e kan përcjellur dy sigurimet njëheresh, ai serb dhe ai shqiptar. Faktin mund ta gjëni në këtë leter që mbanë datën dhe vitin 1987, kur Milaimi bënte jetën e një qytetari suedez. Pra; Si përfundim kisha një pyetje për lexuesin? A kishin kordinim mes të dy shteteve? , mes sigurimit Jugosllav dhe atij Shqiptar? A i jepnin informacione njera tjetres për përsaonat politik të kohës? Politika, e sidomos partitë politike sot njerëzit i ka ndarë aq shumë sa; Shum kollaj dhe shumë lehtë kan fillu dhe ti thërrasin edhe spiuna. Kontributi i secilit dihet, eshtë njohur në kohë, njifet edhe sot, vetem nëse nuk duan ti japin vendin dhe meriten e secilit. E një vend të konsiderushëm në historinë tonë komnëtare me shumë merit e ka dhe Milaim Zeka.



