Sonte në “San Siro” luhet një nga sfidat më të rëndësishme të këtij sezoni në Serie A: Derbi i Madonninës mes Interit dhe Milanit, një duel që pritet të sjellë emocion, tension dhe ndikim të drejtpërdrejtë në garën për titull.
Interi i Cristian Chivut mbërrin në derbi në formë të mirë dhe me moral të lartë, duke synuar të forcojë pozitat në krye të renditjes. Milanit, ndërkohë, i duhet patjetër një fitore për të rritur besimin dhe për të rikthyer presionin në garën për kreun.
Mungesa e Dumfries mund të sjellë vështirësi në krahun e djathtë të Interit, por Chivu ka testuar Carlos Augusto në këtë rol. Në mesfushë, Barella dhe Calhanoglu pritet të udhëheqin lojën.
Formacionet e mundshme:
Inter (3-5-2): Sommer; Akanji, Acerbi, Bastoni; Carlos Augusto, Barella, Calhanoglu, Sucic, Dimarco; Lautaro Martinez, Thuram. Milan (3-5-2): Maignan; Tomori, Gabbia, Pavlovic; Saelemaekers, Fofana, Modric, Rabiot (ose Ricci), Estupinan; Leao, Pulisic. Ndeshja nis në orën 20:45.



