2025/11/23
Banner Top
LAURINË GASHI e argjendtë në Podgorica Junior European Cup 2025!

Xhudistja kosovare Laurinë Gashi ka bërë një paraqitje mbresëlënëse në “Podgorica Junior European Cup 2025”, ku u kurorëzua me medaljen e argjendtë në kategorinë e saj, duke konfirmuar potencialin e madh që po e shoqëron në arenën ndërkombëtare.

Gashi e nisi garën e lirë në xhiron e parë, ndërsa në çerekfinale u përball me polaken Tetiana Kyryliuk, të cilën e mposhti bindshëm me Ippon, duke kaluar mes katër më të mirave. Performanca e saj dominuese vazhdoi edhe në gjysmëfinale, ku regjistroi një tjetër fitore të pastër me Ippon, kësaj radhe ndaj kroates Valentina Zivkovic, shkruan Pa rrotlla.

Finalja për medaljen e artë e vuri përballë xhudistes kosovare sportisten izraelite Libi Becker, në një duel të fortë dhe të ekuilibruar. Pas një ndeshjeje dinamike, Gashi u mposht me Waza-ari, duke e mbyllur garën me një rezultat të shkëlqyer dhe duke siguruar vendin e dytë në turneun prestigjioz.

Ky sukses për Laurinë Gashin vjen si dëshmi e talentit të saj të jashtëzakonshëm dhe përfaqëson një tjetër arritje të rëndësishme për xhudon kosovare në skenën evropiane.

Banner Content

0 Comments

Leave a Comment