2026/02/06
Banner Top
Përparim Rama në Uashington: Thellohet bashkëpunimi ndërmjet Prishtinës dhe SHBA-së

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka zhvilluar sot një takim në Uashington, D.C., në Zyrën për Çështjet e Evropës Jugore dhe Qendrore të Departamentit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Gjatë vizitës, Rama u prit nga Lyn Debevoise, zëvendësdrejtor për Çështjet e Evropës Perëndimore dhe Qendrore, si edhe nga përfaqësues të Zyrës për politika ndërkombëtare.

Diskutimet përfshinë një gamë të gjerë temash, përfshirë stabilitetin politik, rolin e parlamentit dhe qeverisë, procesin e zgjedhjes së presidentit, si edhe sfidat e reja politike dhe institucionale me të cilat po përballet vendi.

Banner Content

0 Comments

Leave a Comment