2026/02/11
Banner Top
Uk Lushi pasi partia e Kurtit votoi për nënkryetarin nga Lista Serbe: Mos Slavko Simic ka kaluar në VV

Uk Lushi, veprimtari shqiptar që vepron në SHBA, ka reaguar pasi Lëvizja Vetëvendosje votoi në pako edhe nënkryetarin nga Lista Serbe Slavko Simic.

Të njëjtën gjë VV e kishte refuzuar vitin e kaluar.

Kështu Lushi pyeti se mos Slavko Simic ka kaluar në Lëvizjen Vetëvendosje.

“Një pyetje për të gjithë anëtarët e partisë personale të Albin Kurtit e sidomos intelektualët e VV-së:  a mos ka kaluar Slavko Simić nga Lista Serbe në VV përderisa krejt deputetët e VV-së, gjegjësisht 100% e VV-së, e votuat sot në Kuvend?! A guxoni ndonjëherë të flisni o shkollovana intelektualë të VV-së?”, ka shkruar ai në Facebook. /Gazeta Express

Banner Content