2026/02/18
Banner Top
Kajtazi: A duhet t’i besohet më presidentes Vjosa Osmani në Kosovë?

Analisti Fadil Kajtazi ngre dilema publike lidhur me veprimet institucionale në Kosovë, duke rikujtuar momentin kur presidentja Vjosa Osmani ftoi EULEX për, siç thuhet, mbrojtje nga AKI. Ai ngre pyetje edhe për pretendimet rreth një spiuni të BIA në Gjykatën Kushtetuese dhe mungesën e sqarimeve publike për këtë çështje.

Në të njëjtën kohë, përmendet edhe deklarata e kryeministrit shqiptar Edi Rama, i cili thuhet se është shprehur në siklet për çështjen e Gjykatës Speciale. Sipas Kajtazit, ndryshimi i deklaratave dhe heshtja për tema të ndjeshme shtrojnë pyetjen nëse qytetarët duhet të ruajnë besimin ndaj institucioneve dhe lidershipit shtetëror.

Ja shkrimi i tij i plotë:

Të nderuar qytetarë të Kosovës, a ju kujtohet kur Vjosa, në cilësinë e presidentes, e ftoi EULEX-in për tu “mbrojtur” nga AKI?
Çfarë po mbrohej dhe nga kush?

A dha Vjosa ndonjëherë shpjegim se çfarë ndodhi me spiunin e BIA-s në Gjykatën Kushtetuese, apo kjo çështje u la të zbehet në heshtje?

Ndërkohë, sot kryeministrit Rama i paska deklaruar se ka qenë në siklet për shkak të Gjykatës Speciale.

Kur deklaratat ndërrohen sipas interesit të ditës dhe heshtjet bëhen strategji, qytetarëve u mbetet vetëm një pyetje thelbësore: a duhet t’i besohet Presidentit (Vjosës)?🤔

Banner Content