2026/02/18
Banner Top
Bledi Mane: Fevzi, je bërë i neveritshëm!

ANALIZA/ Fevzi, je bërë i neveritshëm!
***
Dje u zgjodh edhe anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit duke pushtuar një tjetër hapësirë publike që u takon dhjetra e dhjetra vajzave e djemve të zotë e punëtorë si gazetarë sportivë. E vetmja lidhje e Fevziut me futbollin është kur iu fut kombëtares në dhomat e zhveshjes dhe djemtë ishin pa brekë dhe po bënin dush.
Ky tipi pra që shikoni në krahun e majtë të fotos ka qysh nga viti 1995 kur e rrahu Fahri Balliu me shikasit e Gazidedes që nuk le vend pa futur hundët. E ka nisur me gazetat ditore, radiot, televizionet publikë e privatë duke vazhduar me sekserizmat me ministrat, ekspert qeverish, zaptues hapësirash pronësore të vjedhura me letra fallco gjasme si trashëgimtar toptanas, kudogjendur në facebook, instagram, tiktok dhe dje zaptoi edhe Federatën e Futbollit. Rutina vrastare e këtij mysybeti përzjerë me mediokritetin e profesionit dhe egon e një katundari myzeqeje që bullizohej kur mbërriti në kryeqytet nëpër rrugicat e shkollës së Kuqe, një arsye më shumë për ta neveritur e për ti treguar vendin duke e injoruar. Por faji nuk i përket totalisht Fevziut, fajin e ka edhe Duka që me Fevziun në krah i duket vetja më i bukur. Në fakt më bukur do dukej Federata me Ilda Bejlerin, Endi Tufën, Glent Nallbanin e të tjerë gazetarë sportivë me këmbë në tokë e pa mëkate…
Një arsye më shumë pse njerzit braktisin këtë vend, gjeneratat e reja ikin nga sytë këmbët se nuk të le rradhë Duka, Rama, Saliu dhe Fevziu!

Banner Content