2025/12/17
Banner Top
Abdixhiku: Kurti na thoshte ‘ju do Vuçiqi juve’ e tani çon ftesë, pa pikë marre, nuk s’kuqen…

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka thënë në “Debat Plus”, se LDK me kohë kishte alarmuar për polarizimin shoqëror.

Ai ka thënë se nuk mund ta quash një parti “je me Serbinë”, pastaj “t’i bësh ftesë bashkëpunimi”, duke shtuar se “kjo behët pa pikë marre”.

Tutje, Abdixhiku tha se gjuha e Lëvizjes Vetëvendosje ka qenë koncept, jo vetëm deklarata.

“Nuk ka logjikë me dalë me i thënë një partie politike, ti je me Serbinë, Vuçiqi po të do, ti po do me kthy Serbinë në Kosovë. Ky me qenë instrument politik, jo vetëm deklarativ, është koncept politik i shtrun i përsëritur”.

“Nuk guxojmë ta tolerojmë këtë gjuhë, ta normalizojmë. Vetëvendosje e ka bindjen, sepse përtej gjuhës fshihet bindja”, ka thënë Abdixhiku.

Banner Content

0 Comments

Leave a Comment