Një burrë ka humbur jetën në Rahovec pasi u lëndua aksidentalisht gjatë prerjes së një lisi. Sipas raportit policor, ai u transportua pa shenja jete në Spitalin e Gjakovës. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti po hetohet. /parrotlla/



