Një grua ka vdekur si pasojë e një aksidenti mes dy veturave mëngjesin e sotëm në në fshatin Loxhë të Pejës.
Fillimisht, ajo dhe një person tjetër u dërguan për tretman mjekësor, por nuk arriti t’i mbijetojë lëndimeve të marra në aksident.
Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
“Sot rreth orës 07:50 Policia është njoftuar për një aksident trafiku në fshatin Loxhë të Pejës, ku të përfshira janë dy vetura dhe si pasojë përveç dëmeve të konsiderueshme materiale janë edhe dy persona, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor, nga ekipi mjekësor është konstatuat se njëra nga të aksidentuarit nuk ka mundur t’i përballoj plagët dhe ka ndërruar jetë”, tha ai.



