2026/03/03
Banner Top
Ambasada e Kosovës në Abu Dhabi me njoftim të ri për kosovarët e bllokuar në Emirate

Ambasada e Republikës së Kosovës në Abu Dhabi ka njoftuar se është në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet e Emirateve të Bashkuara Arabe dhe institucionet në Kosovë për të shqyrtuar mundësinë e evakuimit të qytetarëve kosovarë, në rast të vazhdimit të bllokadës së hapësirës ajrore.

Ambasada u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës që ndodhen në territorin e Emirateve – si vizitorë të bllokuar ashtu edhe rezidentë – që të paraqiten pranë përfaqësisë diplomatike nëse nuk e kanë bërë tashmë këtë.

“Ambasada e Republikës së Kosovës në Abu Dhabi njofton të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës – vizitorë të bllokuar dhe rezidentë – se është në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet e vendit pritës, me institucionet shtetërore në Kosovë, si dhe me Ambasadën tonë në Riad, për të shqyrtuar mundësinë më të shpejtë dhe më të sigurt në rastin e evakuimit të qytetarëve tanë”, thuhet në njoftimin e saj në Facebook

Qytetarët që ndodhen në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe nuk janë regjistruar ende, janë ftuar të kontaktojnë Ambasadën përmes emailit embassy.uae@rks-gov.net ose në numrin e telefonit/WhatsApp +971 54 709 2109, duke dërguar të dhënat personale sipas dokumentit të udhëtimit dhe qytetin ku ndodhen.

Banner Content