2025/11/16
Banner Top
Ambasada e Kosovës në Slloveni del me njoftim për shtetasit kosovarë që iu morrën targat mbrëmë

Ambasada e Kosovës në Lubjanë u ka bërë thirrje shtetasve kosovarë që mbrëmë kanë mbetur pa targa të automjeteve, të paraqiten për këshilla dhe asistencë lidhur me kthimin në Kosovë.

Në njoftim theksohet se rastet duhet të raportohen fillimisht në Policinë e Republikës së Sllovenisë.

“Për informata shtesë ju lutemi kontaktoni linjën emergjente të Ambasadës në numrin: +386 31 465 221”, thuhet në komunikatën e ambasadës.

Ngjarja vjen pas ndeshjes së zhvilluar mbrëmë në Lubjanë mes Kosovës dhe Sllovenisë, ku Kosova triumfoi me rezultatin 2–0.

Banner Content

0 Comments

Leave a Comment