2025/11/16
Banner Top
Ambasadori britanik uron Kosovën për Playoff-in: Mezi pres të shikoj ndeshjen e së martës

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka përgëzuar Kombëtaren e Kosovës për arritjen historike në Playoff-in e kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.

Në një reagim në platformën X, diplomati britanik u shpreh se pret me padurim përballjen e së martës mes Kosovës dhe Zvicrës, duke u dëshiruar suksese të reja “Dardanëve”.

“Urime Kosovë për fitoren e mbrëmshme dhe kualifikimin për në fazën eliminatore të Kupës së Botës! Mezi pres të shikoj ndeshjen e së martës dhe i uroj ekipit fat të mbarë”, ka shkruar ambasadori.

Kosova të shtunën mposhti Slloveninë me rezultat 0-2, duke siguruar kështu pjesëmarrjen në Playoff-in e kualifikimeve për Kupën e Botës.

Banner Content

0 Comments

Leave a Comment