Ardian Kastrati ka dalë në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, njoftoi dhe e prezantoi kryetari i këtij subjekti, Ramush Haradinaj.
Kastrati ishte deputet i PDK-së para legjislaturës së fundit, ku kishte pasur probleme dhe ndarje me udhëheqësinë e partisë, më së theksueshmi me Memli Krasniqin.
Postimi i Haradinajt:
Ardian Kastrati, nga sot krah nesh!
Profesor i shkencave politike dhe një figurë e formuar në akademi, institucione dhe diplomaci. Nga Lëvizja Studentore ’97–’98 e deri te përfaqësimi në Kuvendin e Kosovës u dallua si një ndër figurat më të zëshme, më aktive dhe i palëkundur në qëndrimet e tij.
Mirësevjen Ardian, po bashkohemi sepse jemi të vendosur dhe të qartë se çka duam për Kosovën tonë: Zhvillim, siguri dhe integrim.
#AAK #Ramush



