Fatmir Sheholli është arrestuar sot nga policia nën akuzën për spiunazh. Portali Pa Rrotlla bënë të ditur se në momentin e arrestimit, Sheholli ndodhej në një lokal në Prishtinë duke konsumuar kafe me gazetarin Milaim Zeka.
Sipas procedurave të rregullta, policia ka marrë edhe një deklaratë nga Zeka, si person që ka qenë prezent në ngjarje, por ai nuk është ndaluar dhe ndaj tij nuk janë ndërmarrë procedura të tjera.