2026/02/11
Banner Top
Avokati amerikan i Thaçit brutal me Prokurorinë e Hagës: Injorancë, mungesë respekti – si s’paskan pasur informacion diplomatët e gjeneralët

Avokati amerikan i Hashim Thaçit, Pierre Prosper, ka goditur brutalisht Prokurorinë e Hagës.

Kjo pasi Prokuroria akuzoi diplomatët e njohur se nuk kishin informacione.

Prosper tha se sjellja e Prokurorisë ishte arrogance, injorancë e mungesë respekti.

“Dje komunikova me një diplomat të lart, ambasador, i dërguar i posaçëm, i lexova disa nga citimet e së hënës nga ZPS-ja. Veçanërisht për faktin se gjyqtarët kanë dëgjuar dëshmi nga shtatë ndërkombëtarë. U përpoqen me çiltërsi të sillnin paqe në Kosovë. Por, përfshirja e tyre në këtë çështje dhe observimet e tyre të kufizuara, a janë apo nuk janë të vlefshme kjo është temë më vete. Shtatë dëshmitarët ndërkombëtarë u sollën këtu, në situate të vështirë, sepse kishin pak njohuri me aktorët e përfshirë, gjuhën nuk e flisnin, kanë komunikuar vetëm disa herë me aktorët kryesorë, nuk kanë lexuar komunikata të UÇK-së, nuk e njihnin strukturën. Dhe vazhdon prokurorja të thotë se kishin informacione të kufizuara. Kolegu im më tha e tmerrshme, kaq pak respektojnë profesionin tone. Të nderuar zotërinjë duhet ta shikojmë ndryshe këtë çështje, sepse këto komente tregojnë arrogance, mungesë respekti, i cili ka qenë e pranishme qysh nga fillimi. Të rrëzosh përvojat dëshmitë e këtyre profesionistëve, të cilët kanë pasur për detyrë të shkojnë, të analizojnë situatat, të shikojnë ngjarjet. tha Prosper, raporton Nacionale.

Madje, sipas tij, kjo është arsyeja që qeveritë po humbin besimin në tribunalet ndërkombëtare.

“Për mua është gjest dëshpërimi. Nuk është për t’u habitur që qeveritë dyshojnë në besueshmërinë e tribunaleve ndërkombëtare, sepse kur vet profesionistët dalin e tregojnë çfarë ka ndodhur, e deklaratat e tyre hidhen poshtë, kjo është problematike”, Këto tribunale janë mjet, instrument, i sistemit të rendit ndërkombëtar, personat që kanë qenë para jush janë pjesë e këtij sistemi, nëse duhet të ketë tribunale e drejtësi. Ju ishit atje, po nuk e dini sepse ne do të interpretojmë ndryshe. Mos iu besoni syve, veshëve, dime ne më shumë se ju. Është e rëndësishme t’i kujtojmë vetes rëndësinë e dëshmitarëve, mund të mos pëlqejnë, mund të mos repsketoni dëshmitarët ndërkombëtarë, por duhet të respektoni rolin që kanë pasur, profesionet e tyre, dhe shtetet që përfaqësojnë, Amerikën, Britaninë, NATO-n”, tha ai më tutje.

Prosper tha se gjenerali Clark, Rubin, Duncan, Williams, erdhën me informacione të dorës së parë. Sipas tij, Prokuroria po i cilëson ata sikur kanë shkuar për turizëm në Kosovë.

“Informacioni që kanë këta persona iu përket institucioneve përkatëse, kur u dhanë këndvështrimet e tyre, ishin të matura, produkt i bashkëpunimit. Kishin informacion nga organizata ushtarake, civile, raporte nga OJQ-të, debate të brendshme, konstatime personale në terren. Nga raportimet që merrnin nga terreni, pra kishin këndvështrime tërësisht të bazuara. James Rubin ka punuar për senatorin Biden, këshilltar i sekretares së shtetit, ka pasur për detyrë për shkak se ka qenë në çdo takim me sekretaren, ai ishte personi që u caktua të shkonte e të shihte kush ishte Hashim Thaçi. Ai pati mundësinë të bënte vëzhgime të veta. Paul Williams, profesor i nderuar. Këtu ishte një person i cili ka ndihmuar shtetet e dobëta të gjejnë paqe. Dhe këtë e ka bërë falas. Ka qenë i pranishëm atje, në sallë, ka dëgjuar bisedat me veshët e tij. Erdhi këtu vullnetarisht sikur të tjerët. Duncan, Durkee, diplomat karriere. Me shumë përvojë. Prap, prokuroria hodhi poshtë fjalët e tyre. Ambasadori Hill, gjashtë herë ambasadorë. Fakti që ai ka qenë i dërguar për Kosovën. Një detyrë ka pasur ai, të zbulojë çfarë roli kishte gjithsecili, çka ndodhte. Prokuroria do që ne të besojmë se ai informacionin e ka të kufizuar, thjeshtë u detyrua të vinte këtu, më vjen keq, e besueshme është kjo? Nëse Amerika, Britania, Franca, Italia, Gjermania, Rusia, këto shtete duhet të dinin kush ishte gjithsecili dhe çka bënte gjithsecili, e besoni që këta persona u kthyen dhe thane informacione sipërfaqësore kam. Sikur do Prokuroria që ne të besojmë. Po gjenerali Clark, general me katër yje, ka qenë në Dejton, gjenerali i forcave aleate-supreme në Evropë. Erdhi këtu dha pikëpamjet e tij, bazuar në informacionet qëkishte marrë nga takimet profesionale, dhe nga burimet e tjera. Ai iu ka thënë që lexoja çdo gjë. Nuk kishin shkuar për safari në Kosovë. Prokuroria do të besoni që ata kanë qenë vetëm kalimtar. Në këtë udhëtim bënë disa konstatime sipërfaqësore. Duan të minimizojnë rolin e tyre, është mungesë respekti. Kjo tregon injorancë sa I takon këtij procesi. Këta diplomatë, ekspertë, bëhet fjalë për punën e jetës së tyre, erdhën vullnetarisht të flisnin me ju për të thënë këto dime ne, këto kemi parë ne”, tha Prosper.

Banner Content