U.D i Kryeprokurorit, Besim Kelmendi në konferencën e jashtëzakonshme ka konfirmuar se është thirrur nga Prokuroria Speciale për intervistim si dëshmitar për Masakrën e Reçakut.
Para gazetarëve, Kelmendi tha se kurrë s’ka qenë në fshatin Reçak dhe se s’ka qenë gjyqtar e as hetues para vitit 2000 kur dhe është zgjedhur gjyqtar i Gjykatës së Qarkut në Prishtinë.
“Më vjen mirë që në Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës të jap një deklaratë e cila konfirmon atë që po them para juve, dhe atë që duhet ta dijë secili qytetarë i Republikës së Kosovës. Kurrë në jetë nuk kam qenë në fshatin Reçak. Kurrë në jetën time s’kam qenë as gjyqtar, as prokuror as hetues, para vitit 2000 kur jam zgjedh për herë të parë gjyqtar në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë”.
“E kisha fatin të isha bashkë me dy gjyqtarë ndërkombëtar dhe një prokuror ndërkombëtar në rastin e Reçakut ku ëshjtë akuzuar një pjesëmarrës në kryerjen e vrasjeve të Reçakut dhe i cili falë kontributit tim është shpallur fajtor dhe sot kemi aktgjykim të formës së prerë për këtë të akuzuar, i cili aktgjykim ka shërby edhe si provë në gjykimin kundër Millosheviqit, i cili në atë gjykim pretendon dhe tenton që t’ja humb vlerën këtij aktgjykimi”, tha mes tjerash Kelmendi.



