2025/11/12
Banner Top

Deputeti Behxhet Pacolli në një intervistë me Arbana Osmanin ka treguar për historinë e njohjes me Naim Murselin, që dyshohet se porositi vrasjen e gruas. Pacolli ka thënë se njohja me Murselin kishte nisur në një tubim partiak në Gjakovë.

 

“… isha në Gjakovë me një takim partiak dhe babai i tij më erdhi, edhe nana më duket, me këtë djalosh dhe thotë ky është i dashurum në ju. Thotë ky njeri i ka krejt fotografitë e juaja edhe flet vetëm për ju. Unë e marr edhe ia qes dorën edhe ai më tregon aty që e ka pas një operacion në zemër si i ri, një operacion me zemër kogja të hapur edhe më bani impresion ajo mua”, tregon Pacolli.

“Kur isha ministër, ai vjen aty edhe mi jep disa tipe, këshilla si me e ba…në ministri nuk kam gjet asgjë, as nuk kam gjet një ëebsite sic duhet, as këto mënyrat e komunikimit modern s’kanë ekzistu fare. Edhe thom ti a mundesh me ba dicka, thotë po unë mundem. Ai i ka pas do lidhje me një kompani, me disa të rinj në Bangladesh që punonin këtë. I thom ani hajde bë dicka, unë ty të paguaj prej MABETEX-it…Kështu edhe MABETEX-it, firmës time ia bën këtë website, këto websajtet të lëvizjshëm me i ba. Po, ma bën edhe në ministri, e paguaja prej MABETEX-in…ne nuk kishim fonde në ministri me ba këtë. Ai e bën atë, dhe unë e nominoj si këshilltar të jashtëm. E vetmja mundësi për me ia dhanë një letër që ai punon aty që me mujt me hy ai në ministri”, deklaruar Pacolli në emisionin e Arbana Osmanit.

Banner Content

0 Comments

Leave a Comment