spot_imgspot_img
spot_img

Biden: Rënia e raketës në Poloni ishte rezultat i mbrojtjes ajrore të Ukrainës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, organizoi mëngjesin e së mërkurës një takim të vendeve anëtare të G7-s dhe partnerëve të NATO-s, ku u diskutua për rënien e raketave në territorin polak një ditë më herët.

Sipas Reuters, duke cituar burime të NATO-s, Bideni u dha aleatëve informacione paraprake për atë që ndodhi.

“Presidenti i SHBA-së Joe Biden ka informuar G7-en dhe partnerët e NATO-s se raketa që ra në territorin polak është një raketë e mbrojtjes ajrore ukrainase”, ka thënë Biden, raportoi Reuters, duke cituar burime të NATO-s.

Një raketë e prodhimit rus goditi të martën fshatin polak Przewodowo, që ndodhet në kufirin mes Polonisë dhe Ukrainës, duke vrarë dy persona.

Zyrtarët polakë mbajtën një sërë takimesh të jashtëzakonshme dje dhe kryeministri polak Mateusz Morawiecki ka thënë se vendi do të aktivizojë nenin 4 të aleancës së NATO-s, që nënkupton konsultime të të gjitha vendeve anëtare për situatën aktuale.

Ky takim, si zakonisht në situata të ngjashme, do të drejtohet nga Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg.

Rusia e ka mohuar se ka drejtuar raketën në territorin e Polonisë.

Op/Ed

PSE I DJEG “VETËÇVENDOSJES” NJË PROTESTË PRO THAÇIT?

Nga Petro Koçi/ Reagimi i paprovokuar i Veteçvendosjes ndaj protestes...

I dua dhe i admiroj të gjitha femrat, që nuk presin asgjë prej askujt

Mimoza Rexhevelaj I dua dhe i admiroj të gjitha femrat,...

Si mund të përfitojë Kosova nga deliri Donald Trump

Shkruan: Ben Blushi Imagjinoni një njeri që lëviz me një...

Abonohu

spot_img

Të sponsorizuara

Banorja e 13-të e BBVK rrëfen ngjarjen e frikshme që i ka ndodhur

Sot është shëndosh e mirë, por dikur një nga...

Afërdita Paqarada në Big Brother VIP Kosova, zbuloni rolin e saj!

Përderisa të gjithë jemi duke numëruar ditët drejt mbrëmjes...
spot_img

Një tribunal që ka humbur rrugën

Postuar nga Daniel Serwer – 18 tetor 2025 Dje kalova 40 minutat e mia të caktuara me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, në seksionin ndërkombëtar...

Muçiqi- Dallim i madh mes neve dhe Rrugaqëve të Vv-së

Përmes një postimi në Facebook, Nexhmi Muçiqi ka bërë një krahasim mes dy protestave të mbajtura në kohë dhe vende të ndryshme. Ai ka krahasuar...

Gjykata pezullon ‘Vlora Airport’: Pacolli në hetim për mashtrim, falsifikim dhe rrezik për sigurinë kombëtare

Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e paraqitur dhe ka marrë masën e sigurimit të padisë ndaj Shoqërisë “Vlora International Airport – VIA” SH.P.K.,...