2026/01/08
Banner Top
Bislimi s’e përmend që gazeta zvicerane “NZZ” e saktësoi tekstin për takimet në Solothurn, akuzon mediat e Kosovës

Zëvendëskryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, ka reaguar pas publikimit të shkrimit të gazetës zvicerane “NZZ” për takimet në Solothurn, duke akuzuar mediat e Kosovës se e kanë keqinterpretuar atë me qëllim.

Bislimi nuk e ka përmendur fare faktin që gaztea NZZ e ka ndryshuar sot tekstin, derisa ka thënë se në asnjë kapacitet s’ka pasur takime të fshehta apo sekrete me Marko Gjuriqin.

“Si Zëvendëskryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës apo në kapacitet tjetër, asnjëherë nuk kam pasur takime “të fshehta e sekrete”, e aq më pak me personazhe si Marko Gjuriq”, ka shkruar Bislimi.

Zv.kryeministri kosovar ka thënë se do t’iu drejtohet institucioneve relevante përmes ankesës dhe padisë.

Gazeta zvicerane NZZ të martën ka publikuar një shkrim për ku përmenden biseda konfidenciale larg syrit të publikut të mbajtura në Zvicër. Megjithatë NZZ sot e ka ndryshuar artikullin, duke saktësuar që Besnik Bislimi dhe Marko Gjuriq s’janë takuar direkt .

Banner Content

0 Comments

Leave a Comment