Shkrimtari i njohur shqiptar Ben Blushi ka treguar për ndikimin e kosovarëve në forcimin e kombëtares së Shqipërisë në futboll.
Ai ka vlerësuar se kombëtarja e Shqipërisë është produkt i lojtarëve nga Kosova.
Në një intervistë për emisionin “Mirëmbrëma yje”, Blushi ka thënë se tifozët kosovarë ndryshuan edhe tifozerinë e Shqipërisë.
“Ne kemi prishur futbollin. Kemi 20 vite që nuk kemi futboll. Kosovarët e kanë mbajtur kombëtaren e Shqipërisë. Kombëtarja e Shqipërisë është produkt i Kosovës, kryesisht. Ata e rriten shumë futbollin tonë dhe e ndryshuan edhe tifozerinë shqiptare. Pra, kosovarët ndryshuan tifozerinë e kombëtares tonë”, ka thënë Blushi.



