spot_imgspot_img
spot_img

Borell vonohet në takim – i tregon Kurtit që i mban dy ora dore, Vuçiq i refuzon kiflet e BE’së

Para se të hyjnë në një takim të përbashkët, Kryeministri Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq, janë takuar ndaras me Përfaqësuesin e Lartë të BE’së Josep Borrell dhe Emisarin për dialogun Miroslav Lajcak, raporton Gazeta Express. Dhe, më poshtë shihet disponimi i të dy liderëve para se të dilnin përballë njëri-tjetrit.

Ka nisur takimi mes Kryeministrit Albin Kurti dhe Presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, ku pritet të diskutohet për situatën e krijuar në veri, pas zbatimit të vendimit për konvertimin e targave ilegale të lëshuara nga Serbia, për rajone të Kosovës.

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell i ka treguar Kurtit se i mban dy ora. Kjo e relaksoi Kryeministrin, që bashkë me Emisarin Special për dialog, Miroslav Lajcak, po qeshnin kur 75-vjeçari, po i nxirrte orat nga xhepat e sakos.

Pas storjes me ora, Kurti e Borrell realizojnë fotografitë e përbashkëta.

Borrell “i fiksuar” me orën, vazhdon këtë bisedë edhe kur ata ulën dhe në dhomë janë akoma prezentë kamerat.

“Mendoja të të thirrja ty nga Uzbekistani, ishte ora 5:00…”, i thotë kryediplomati evropian Kurtit.

BE-ja ka publikuar edhe pamjet e pritjes së presidentit serb, Aleksandër Vuciqit.

Përshëndetjet u kanë shkuar pa shumë muhabet, me Vuciqin që mbante fytyrën e ngrysur.

Pasi ulën në tavolinë, presidentit serb i ofrohen disa kroasantë, por nuk pranon të marrë asnjë nga ta.

Op/Ed

Pse aktori Jeton Zogjani zgjodhi ta njollosë publikisht Enver Petrovcin?

Nga Avni Selmani Së fundmi, aktori Jeton Zogjani publikoi një...

Drejtësia që flet vetëm maqedonisht është padrejtësi

Shkruan: Astrit Gashi Në një shtet që pretendon të jetë...

27 Prilli, shënon renjën e një regjimi të konsumuar dhe rilindjen e një epokë të re

Nga Astrit Gashi   Në historinë e çdo populli vjen një...

Abonohu

spot_img

Të sponsorizuara

Banorja e 13-të e BBVK rrëfen ngjarjen e frikshme që i ka ndodhur

Sot është shëndosh e mirë, por dikur një nga...

Afërdita Paqarada në Big Brother VIP Kosova, zbuloni rolin e saj!

Përderisa të gjithë jemi duke numëruar ditët drejt mbrëmjes...
spot_img

Pse aktori Jeton Zogjani zgjodhi ta njollosë publikisht Enver Petrovcin?

Nga Avni Selmani Së fundmi, aktori Jeton Zogjani publikoi një fotografi të profesorit dhe aktorit të mirënjohur Enver Petrovci me kryeministrin, duke nxitur komente fyese...

Dita e Dëshmorëve të Kombit pa asnjë aktivitet, Jashari: Institucionet kanë punë më të mençme

Dita e Dëshmorëve të Kombit vazhdon të shënohet në Shqipëri por jo edhe në Kosovë. Kjo pasi nuk po shënohet në nivel institucional. Krerët e...

Drejtësia që flet vetëm maqedonisht është padrejtësi

Shkruan: Astrit Gashi Në një shtet që pretendon të jetë demokratik dhe multietnik, është e pafalshme që vetë Gjykata Kushtetuese, institucioni që duhet të mbrojë...