spot_imgspot_img
spot_img

Cakolli: Kushtetuesja e ka qartësuar pak rrugën, çështja tash është kush do ta bllokojë konstituimin – shumica shqiptare apo komunitetet

Eugen Cakolli nga KDI ka komentuar aktgjykimin e sotëm të Gjykatës Kushtetuese lidhur me konstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke e cilësuar si një vendim që “qartëson pjesërisht” procedurat, por që ende lë hapësira për interpretime.

Sipas tij, pas këtij aktgjykimi, situata në praktikë është e qartë: seanca konstituive duhet të vazhdojë brenda 48 orëve, ndërsa Kuvendi nuk mund të konstituohet pa u zgjedhur të gjithë nënkryetarët, pasi zgjedhja e tyre është obligim kushtetues e jo vetëm çështje procedurale.

Cakolli ka theksuar se tani çështja nuk është më “a do të konstituohet Kuvendi”, por “kush do ta bllokojë konstituimin” – shumica shqiptare apo komunitetet.

Ai ka sqaruar se Lista Serbe ka të drejtë t’i propozojë sërish të gjithë 10 deputetët e saj për pozitën e nënkryetarit, duke theksuar se, nëse asnjëri prej tyre nuk merr shumicën e votave, duhet të propozohet edhe deputeti Nenad Rashiq, i cili është serb, por jo pjesë e Listës Serbe.

“Lista Serbe ka të drejtë t’i propozojë sërish secilin prej 10 deputetëve serb për pozitën e nënkryetarit. Normalisht, pres që të propozohen të 9 deputetët e saj, me nga tri tentime për secilin”, shkroi Cakolli në Facebook.

Në rast se Lista Serbe refuzon ta propozojë Rashiqin, Kryetari i Kuvendit mund të zbatojë procedurën e shortit, të cilën Gjykata nuk e ka cilësuar si kundërkushtetuese. Sipas Cakollit, kjo mbetet instrument legjitim për të shmangur bllokadën.

Megjithatë, ai paralajmëron se nëse as pas shortit nuk arrihet zgjedhja e nënkryetarit serb, përgjegjësia bie mbi shumicën shqiptare, pasi komuniteti serb do ta ketë “konsumuar të drejtën e vet deri në fund”. Në këtë rast, Kuvendi do të konsiderohej i dështuar për t’u konstituuar, dhe zgjedhjet e reja do të ishin zgjidhja e vetme logjike.

Cakolli kujton edhe një përjashtim të përmendur nga Kushtetuesja, që lejon funksionimin e Kuvendit edhe pa një ose dy anëtarë të Kryesisë, por thekson se kjo vlen vetëm kur komuniteti serb vetë e pengon procesin, jo kur shumica refuzon të votojë kandidatin e tyre.

“• Përjashtimi i vendosur nga Gjykata (pika 148) – që lejon funksionimin edhe pa një (apo deri në dy) anëtar të Kryesisë – vlen vetëm në situatën hipotetike kur komuniteti serb vetë e pengon procesin, duke mos propozuar fare”, shkroi Cakolli.

Në përfundim, Cakolli thekson se komuniteti serb ka një formë “vetoje”, por ajo është relative, dhe zbatimi i saj varet nga vullneti politik i shumicës për të respektuar frymën e Kushtetutës dhe për ta përmbyllur procesin e konstituimit të Kuvendit.

Op/Ed

PSE I DJEG “VETËÇVENDOSJES” NJË PROTESTË PRO THAÇIT?

Nga Petro Koçi/ Reagimi i paprovokuar i Veteçvendosjes ndaj protestes...

I dua dhe i admiroj të gjitha femrat, që nuk presin asgjë prej askujt

Mimoza Rexhevelaj I dua dhe i admiroj të gjitha femrat,...

Si mund të përfitojë Kosova nga deliri Donald Trump

Shkruan: Ben Blushi Imagjinoni një njeri që lëviz me një...

Abonohu

spot_img

Të sponsorizuara

Banorja e 13-të e BBVK rrëfen ngjarjen e frikshme që i ka ndodhur

Sot është shëndosh e mirë, por dikur një nga...

Afërdita Paqarada në Big Brother VIP Kosova, zbuloni rolin e saj!

Përderisa të gjithë jemi duke numëruar ditët drejt mbrëmjes...
spot_img

Gazetarja zbulon prapaskenat: Pse konflikti për koncesionin e aeroportit të Vlorës mund të jetë “prishje pazaresh”

azetarja Ola Xama ka analizuar situatën e krijuar rreth koncesionit të Aeroportit të Vlorës, duke vënë në dukje se konflikti aktual mes kompanive për...

Ndihmësja e kongresmenit amerikan vret veten, pas dyshimeve për një aferë jashtëmartesore me të

Një skandal i ri politik po trondit Kongresin amerikan pas vdekjes tragjike të ndihmëses së një kongresmeni republikan nga Teksasi, që dyshohet se kishte...

Pas përplasjeve për UÇK, Rama dhe Kurti bashkë në Londër për Procesin e Berlinit

Kryeministri Edi Rama udhëton këtë të martë drejt Britanisë së Madhe ku do të marrë pjesë në samitin e radhës të procesit të Berlinit...