Çështja e Gjykatës Speciale vazhdon të mbetet një nga temat më të debatueshme në opinionin publik në Kosovë. Shpesh, përgjegjësia për krijimin dhe funksionimin e saj i atribuohet Serbisë, Rusisë apo edhe vendeve perëndimore. Megjithatë, një pjesë e debatit publik thekson se procesi ka qenë më kompleks dhe i lidhur edhe me vendimmarrjen e institucioneve vendore.
Sipas këtij këndvështrimi, fillimisht Kosovës i është kërkuar të trajtojë vetë akuzat për krime lufte përmes mekanizmave të brendshëm gjyqësorë. Vonesat dhe mosmarrëveshjet politike, sipas kritikëve, kanë ndikuar që procesi të kalojë në nivel ndërkombëtar, duke çuar në krijimin e Dhomave të Specializuara në Hagë. Në të njëjtën kohë, Serbia ka ndërmarrë hapa për të krijuar mekanizma të saj për trajtimin e krimeve të luftës, duke ndikuar në narrativën dhe dokumentacionin që ka qarkulluar në proceset ndërkombëtare.
Megjithëse ka shumë polemika rreth funksionimit dhe drejtësisë së kësaj gjykate, një pjesë e opinionit publik vazhdon të shprehë besim në drejtësinë ndërkombëtare dhe në parimin se dënimet duhet të bazohen vetëm në prova të verifikuara.
Postimi i plotë i Dardan Islamit:
Ne vazhdojme i fajsojme serbin dhe rusin per gjykaten speciale, ne e fajsojme edhe perendimin, posaqerisht i fajsojme deputet e kuvendit te Kosoves qe e votuan ate ligj famkeq!
Por e verteta eshte pak me ndryshe, edhe pse shumica e harrojme!
Gjykaten speciale per krime lufte fillimisht na u kerkua ta bejme ne Kosove, me prokurore dhe gjykates vendore! Ne nuk e beme, e zhagitem dhe erdhem te gjykata me dhoma te specializuara ne Hage, sikur mos ta pranonim kercnoheshim me gjykate te OKB-se, ku kishte edhe ruse dhe kinez!
Serbia pa humb kohe e formoi gjykaten e saj speciale per krime lufte, e hoqi presionin nga vetja duke hetuar dhe denuar vetem disa raste!
Dhe kur ne si Kosove u vonuam dhe e humbem rastin, ajo gjykata speciale serbe per krime lufte po sherbente per ta furnizuar gjykaten ne Hage me dhjetra mijra dokumente te sajuara!
Fillimisht kjo si gjykate nje etnike filloi mbrapsht, ashtu edhe vazhdoj gjate gjithe procesit per gjashte vite, nuk eshte se jam shume optimist, por ende vazhdoj dhe besoj ne drejtesin nderkombtare, i bindur se pa prova nuk ka denim!
#mosutut



