Dardan Islami ka reaguar përmes një postimi publik lidhur me debatet rreth Gjykatës Speciale, duke thënë se përgjegjësia për krijimin e saj shpesh paraqitet në mënyrë të njëanshme.
Sipas tij, fillimisht Kosovës i ishte kërkuar që gjykatën për krime lufte ta formonte brenda vendit, me prokurorë dhe gjyqtarë vendorë. Ai thekson se vonesat dhe mosveprimi çuan në krijimin e Dhomave të Specializuara në Hagë, ndërsa paralelisht Serbia formoi gjykatën e saj për krime lufte.
Islami shprehet se pavarësisht kritikave ndaj procesit, ai vazhdon të besojë në drejtësinë ndërkombëtare dhe në parimin se pa prova nuk mund të ketë dënim.
Ja postimi i tij i plotë:
Ne vazhdojme i fajsojme serbin dhe rusin per gjykaten speciale, ne e fajsojme edhe perendimin, posaqerisht i fajsojme deputet e kuvendit te Kosoves qe e votuan ate ligj famkeq!
Por e verteta eshte pak me ndryshe, edhe pse shumica e harrojme!
Gjykaten speciale per krime lufte fillimisht na u kerkua ta bejme ne Kosove, me prokurore dhe gjykates vendore! Ne nuk e beme, e zhagitem dhe erdhem te gjykata me dhoma te specializuara ne Hage, sikur mos ta pranonim kercnoheshim me gjykate te OKB-se, ku kishte edhe ruse dhe kinez!
Serbia pa humb kohe e formoi gjykaten e saj speciale per krime lufte, e hoqi presionin nga vetja duke hetuar dhe denuar vetem disa raste!
Dhe kur ne si Kosove u vonuam dhe e humbem rastin, ajo gjykata speciale serbe per krime lufte po sherbente per ta furnizuar gjykaten ne Hage me dhjetra mijra dokumente te sajuara!
Fillimisht kjo si gjykate nje etnike filloi mbrapsht, ashtu edhe vazhdoj gjate gjithe procesit per gjashte vite, nuk eshte se jam shume optimist, por ende vazhdoj dhe besoj ne drejtesin nderkombtare, i bindur se pa prova nuk ka denim!
#mosutut



