2026/03/14
Banner Top
Daut Haradinaj kritikon Kurtin: “Po u hapet dritare dokumenteve jolegale të serbëve”

Deputeti i Daut Haradinaj ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Albin Kurti, duke e akuzuar qeverinë për vendime që, sipas tij, favorizojnë strukturat paralele serbe dhe bien ndesh me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.

Në një reagim publik, Haradinaj tha se pas njohjes së pasaportave ilegale të strukturave paralele, kryeministri ka paralajmëruar hapjen e një “dritareje” edhe për dokumente të tjera jolegale për serbët.

“Pas njohjes së pasaportave ilegale të strukturave paralele, sot me plot gojë Kryeministri jonë tha se po u hapim edhe një dritare dokumenteve të tjera jolegale për serbët. Deri kur me këto lojëra?”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka kritikuar qeverinë për atë që e cilëson si diskrepancë mes retorikës patriotike dhe vendimeve konkrete.

Sipas tij, qeveria po mbush fjalorin me patriotizëm, ndërkohë që, siç thotë ai, po merr vendime antikushtetuese dhe antiligjore.

Haradinaj gjithashtu akuzoi ekzekutivin për bashkëpunim të mirë me strukturat paralele serbe, ndërsa ndaj shqiptarëve të Kosovës, sipas tij, po krijohen bllokada dhe situata të paqarta.

Reagimi i tij vjen në kohën kur çështja e dokumenteve dhe strukturave paralele serbe vazhdon të jetë temë e debatit politik në vend.

Banner Content