Në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës që u mbajtën më 28.12.2025, partitë e mëdha garuan me nga 110 kandidatë për deputetë.
Të dhënat preliminare të Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), tregojnë se janë numëruar 96.16 % e kutive të votimit.
Rrjedhimisht, gjasat që të ketë ndryshime të mëdha në renditjen e kandidatëve për deptuetë janë të pakta.
Në Lëvizjen Vetëvendosje, 10 kandidatët që janë të listuar të fundit për nga numri i votave të fituara janë:
101. Gazmend Krasniqi – 9,421 vota
102. Majlinda Nushi-Limani – 8,650 vota
103. Burim Mehmeti – 8,424 vota
104. Selman Sokolaj – 8,073 vota
105. Diana Qarkaxhija – 7,926 vota
106. Shefqet Gjocaj – 7,836 vota
107. Hamdi Bytyçi – 7,601 vota
108. Rea Krasniqi – 7,258 vota
109. Kaltrina Gruda – 6,940 vota
110. Adelina Veliji – 4,175 vota
Në fund të listës së PDK-së janë:
101. Jehonë Jashari-Miftari – 2,438 vota
102. Avni Hasallari – 2,437 vota
103. Besarta Nurçaj-Osmanaj – 2,213 vota
104. Sami Hoti – 2,013 vota
105. Diana Shehu-Divaja – 1,770 vota
106. Antigona Gashi – 1,660 vota
107. Mustafë Krasniqi – 1,524 vota
108. Agron Paçarizi – 1,523 vota
109. Izmir Zeqiri – 1,276 vota
110. Dafina Broqi – 1,010 vota
Nga LDK, kandidatët më pak të votuar janë:
101. Muharrem Asllani – 1,550 vota
102. Agim Kastrati – 1,456 vota
103. Jasemin Bujari – 1,215 vota
104. Nafije Rusinovci – 1,167 vota
105. Isak Uka – 1,125 vota
106. Sevdije Abazi – 1,123 vota
107. Dafina Zeka – 1,038 vota
108. Kimete Kuka-Hasallari – 984 vota
109. Roni Kosmann – 860 vota
110. Gafurr Ibrahimi – 787 vota
E kandidatët që morën më së paku vota në listën e AAK-së janë:
101. Anjeza Tahiri – 446 vota
102. Dashurije Bislimi – 426 vota
103. Xhelal Krasniqi – 424 vota
104. Albina Buzolli – 413 vota
105. Adelina Mehmeti – 407 vota
106. Bilall Bushi – 361 vota
107. Bujar Tafili – 352 vota
108. Bashkim Budakova – 345 vota
109. Agnesë Mazreku – 323 vota
110. Vjollca Vokrri – 308 vota
Këto të dhëna janë preliminare, për shkak se KQZ ende nuk i ka shpallur rezultatet përfundimtare. Kjo pritet të bëhet pas përfundimit të numërimit të votave me postë, votave të personave me nevoja të veçanta dhe votave me kusht
Në bazë të rezultateve të fundit të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve rezulton se Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 50.50% të votave, Partia Demokratike e Kosovës 20.49%, Lidhja Demokratike e Kosovës 13.37% dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 5.55%.
Numërimi ka përfunduar në të gjitha vendvotimet e rregullta dhe në vendvotimet nga përfaqësitë diplomatike, ndërkaq sipas KQZ-së, janë numëruar 72.83 % e votave me postë. Numërimi i votave me kusht dhe i votave të personave me nevoja të veçanta nuk ka filluar ende.
Bazuar në rezultatet e tanishme, LVV siguron 56 mandate në Kuvend, PDK 23, LDK 15, AAK 6, dhe komunitetet joshumicë 20 ulëset tjera.
Në linkun e KQZ-së në të cilin paraqiten rezultatet preliminare, thuhet se janë numëruar 95.87% të kutive të votimit.
Për dallim nga zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit 2025, në zgjedhjet e rregullta që u mbanë në shkurt 2025, LVV pati marrë 42.30% të votave apo 48 deputetë, PDK 20.95% apo 24 deputetë, LDK 18.27% apo 20 deputetë dhe koalicioni AAK-NISMA 7.06% apo 8 deputetë.
Rënien më të madhe del se e ka pësuar LDK-ja, për çka kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku ka paralajmëruar se menjëherë do ta thërras Kuvendin e LDK-së, ndonëse ende s’e ka bërë këtë.
Pjesëmarrja në zgjedhje sipas KQZ ka qenë 45.03% apo 900 mijë e 330 votues nga 1 milion e 999 mijë e 204 votues në Listën Votuese.
Numri i qytetarëve me të drejtë vote në vendvotime në Kosovë ishte 1,999,204 votues, ndërkaq numri i qytetarëve që janë regjistruar për të votuar jashtë Kosovës ishte 77,086.
Procesi zgjedhor brenda vendit u zhvillua në 948 Qendra të Votimit, me gjithsej 2,614 vendvotime, prej të cilave 910 qendra me 2,557 vendvotime për votimin e rregullt dhe 38 qendra, nga një për çdo komunë, me 57 vendvotime për të mundësuar votimin me kusht.
Votimi në 29 përfaqësi diplomatike, në gjithsej 18 shtete ka ndodhur më 27 dhjetor.
Procesi zgjedhor jashtë Kosovës u organizua në 16 ambasada dhe 13 konsullata të Kosovës që janë të vendosura në 18 shtete të ndryshme, sipas të dhënave të KQZ-së. Atje patën të drejtë vote, 19,187 votuesit e regjistruar në 29 përfaqësi diplomatike. /Kallxo



