spot_imgspot_img
spot_img

Diaspora në Gjermani me më së shumti votues për zgjedhjet në Kosovë

Votuesit e regjistruar jashtë vendit do të kenë mundësi që të votojnë para shtetasve që jetojnë në Kosovë, për zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit.

 

 

Periudha e votimit për diasporën e regjistruar do fillojë më 9 janar dhe do përfundojë më 8 shkurt – 31 ditë.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tregon se Gjermania prin me numrin më të madh të regjistruesve për zgjedhjet 9 shkurtit.

“Dy shtetet me numrin më të madh të votuesve të regjistruar janë Gjermania me 44,774 votues dhe Zvicra me 27,248 votues të regjistruar. Pas tyre vijnë edhe disa shtete tjera siç janë Franca, Suedia, Austria, Italia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Belgjika, Mbretëria e Bashkuar dhe Finlanda.

“Të gjitha këto shtete përbëjnë 10 shtetet me numrin më të madh të votuesve të regjistruar nga jashtë Kosovës për procesin zgjedhor në vendin tonë”, tha ai.

Janë gjithsej 104.924 bashkatdhetarë që do kenë mundësi të votojnë për zgjedhjet parlamentare.

Shumë prej tyre do votojnë në përfaqësitë diplomatike kosovare, ndërkaq, të tjerët do dërgojnë fletëvotimet në pikat e kutisë postare të KQZ-së.

Numër më të madh kanë ata që janë regjistruar për të dërguar fletëvotimin përmes postës, sesa votuesit në përfaqësi diplomatike.

“Nga numri i përgjithshëm i votuesve të regjistruar jashtë Kosovës i cili është 104.924 prej të cilëve 20.399 janë regjistruar për të votuar fizikisht në ndonjërën nga përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës më 8 shkurt”.

“Ndërkaq 17.104 shtetas të tjerë janë regjistruar për të dërguar pako me fletëvotim në adresë të kutisë postare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë dhe numri më i madh prej 67.421 votuesish janë regjistruar për të dërguar pakon me fletëvotim në ndonjërën nga kutitë postare të KQZ-së që do të hapen jashtë Kosovës”, tha Elezi.

Sipas Elezit, këto të dhëna janë pjesë e raportit përfundimtar të certifikimit të Listës Votuese për zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës që tregon se gjatë periudhës 120 ditore për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës – 29 gusht deri më 26 dhjetor 2024 – u regjistruan 104 mijë e 924 votues jashtë Kosovës.

Sipas KQZ-së, të gjithë shtetasit që janë regjistruar për votim jashtë Kosovës, do ta gjejnë emrin e tyre vetëm në Listën Votuese jashtë Kosovës, ndërkaq, emrat e tyre largohen nga Lista Votuese e cila shpërndahet në vendvotime në ditën e zgjedhjeve.Një milion e 970 mijë e 944 votues kosovarë do kenë të drejtë vote në zgjedhjet e 9 shkurtit qysh nga ora 7:00 deri në 19:00 të asaj dite./klan/

 

 

Op/Ed

KQZ duhet të veproj ligjërisht ndaj Listës serbe!

Hisen Berisha / Deputet i PDK-së në Parlamentin e...

Hipokrizia e Greqisë dhe heshtja ndaj çështjes Çame në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE

Nga Hisen Berisha / Deputet i Partisë Demokratike të...

Sofra e burrave!

Nga Kimete Berisha  1. Bash qysh kanë qejf meshkujt, t'i...

Abonohu

spot_img

Të sponsorizuara

Banorja e 13-të e BBVK rrëfen ngjarjen e frikshme që i ka ndodhur

Sot është shëndosh e mirë, por dikur një nga...

Afërdita Paqarada në Big Brother VIP Kosova, zbuloni rolin e saj!

Përderisa të gjithë jemi duke numëruar ditët drejt mbrëmjes...
spot_img

Bedri Hamza viziton babain e sëmurë të Thaçit në spital

Bedri Hamza është parë sot në Klinikën Infektive të QKUK-së. Ai e ka vizituar babain e ish-presidentit Hashim Thaçi, Haxhi Thaçin, i cili po qëndron...

BE del me një kërkesë të rregullohet statusi i Kishës Ortodokse Serbe

Bashkimi Europian i ka bërë thirrje Kosovës për miratimin e Projektligjit për Lirinë fetare përmes së cilit pritet të definohet statusi për Kishën Ortodokse...

Aktakuza e dytë: Hashim Thaçi deklarohet i pafajshëm

Hashim Thaçi është deklaruar i pafajshëm për akuzat për pengim të drejtësisë. Deklarimi i tij është bërë me datën 6 janar 2025. Dokumenti është publikuar në...