Shkruan: Avni Spahiu
(Shkrimi më poshtë i botuar më 21 mars 1998 në “Bujku” ishte një shkrim – homazh viktimave të masakrave serbe në Drenicë, në Qirez, Likoshan dhe në fund në Prekaz mbi familjen Jashari. Vetëm në këto masakra u vranë mbi 83 banorë të pafajshëm, prej të cilëve 24 gra dhe fëmijë. Vrasjet e civilëve shqiptarë vazhduan me masakra dhe vrasje në masë të popullit të Drenicës që nga masakra e Izbicës, Abrisë, Rezallës, Poklekut dhe Çikatovës me dhjetëra të vrarë e të masakruar, përshirë edhe familje të tëra. Drenica nuk ishte e vetmja: shpejt krimet serbe ndaj popullit të Kosovës mbuluan tërë vendin, pa përjashtim. Ky shkrim ishte edhe homazh për qindra e mijëra të vrarë në njëqind-vjetshin e fundit nga regjimet serbe të Mbretërisë Jugosllave dhe të Jugosllavisë komuniste e millosheviqiane… Me masakrat në Drenicë dhe vrasjet në masë, mu këtu ndodhi fillimi i rezistencës së armatosur dhe dalja e UÇK-së në skenë… )
Botuar më 21 mars 1998 në “Bujku”
Drenica – një pjesë e trungut shqiptar
Të mërkurën e kaluar të përhimët një njëmbëdhjetëvjeçare nga Prishtina ndezi një qiri në sheshin e kryeqytetit, tok me mijëra nëna shqiptare, në përshpirtje të viktimave të masakrës serbe në Drenicë. Në të njëjtën kohë, Besarta Jashari, një mocanike e saj, ndër fëmijët e pakët të familjes Jashari, që i shpëtoi dorës gjakatare serbe në Prekaz, po fliste në Skenderaj për tmerrin e natës serbe të krimit. Ata erdhën me tanke, me topa, me pancirë, me bajoneta, me maska, si të dalë nga skëterra për të përgjakur, si qindra herë në të kaluarën, tokën shqiptare. Drenica pësoi golgotën e vet të shumëfishtë, kurse Kosovës iu hapën plagë të rënda në trup. Lista e gjatë dhe e rëndë serbe e krimeve kundër shqiptarëve u mbush edhe me mbi 80 viktima të pafajshme shqiptare, burra, gra, fëmijë e pleq. Ky është ritmi infeksioz i krimit, të cilin Serbia nuk do të mund ta heq assesi nga ndërgjegjja e vet historike e ndragur nga gjaku dhe masakrat mbi shqiptarët.
Memoria historike është gjithnjë e mprehtë dhe ajo sugjeron se padrejtësitë dhe gjaku nuk fshihen dot lehtë. Ajo sjell reminishencat e krimeve të mëparshme gjatë tërë historisë së pushtimit serb të Kosovës, plojat e njëpasnjëshme në Drenicë, po edhe në vise të tjera shqiptare, nga që të tri llojet e Serbisë historike, që kjo gjysmë e kombit të robëruar qe ndëshkimisht e gjykuar t’i njihte. Kujtesa historike mban të kyçur me dhembje viktimat e kralit serb në të gjitha anët e Kosovës, po sidomos në Drenicë, kurse krimi serb vazhdoi aty me plojën edhe më të madhe pas Luftës së Dytë Botërore. Po vazhdon edhe sot me tërë vrazhdësinë dhe sofistikimin e vet morbid.
Nëse kjo vazhdë krimi nuk ka të bëjë me një mentalitet totalisht të korruptuar dhe thelbësisht antinjerëzor, çfarë dëshiron atëherë të arrijë Serbia me vrasje të familjeve të tëra shqiptare, me veprime të përsosmërisë kriminale. Nëse dëshiron të thyej kështu një mit siç është Drenica, të krijuar si një trung i lidhur dëng nga furtunat e kohës, duke i hequr copa të tjera, atë vetëm sa do ta bëjë më të madh e më të fuqishëm. Nëse mëton të shuajë përjetësisht një gjakim të natyrshëm të një kombi për liri, këtë gjithandej nuk do ta arrijë, nga që ndjenja e lirisë ushqehet dhe forcohet nga gjaku i derdhur për të. Nëse synon të spastrojë Kosovën nga shqiptarët, ky gjithandej është një mashtrim vetëngushëllues serb, nga që këtu ngulën mijëra vjet më parë, këtu jemi, dhe këtu do të jemi të patundur edhe nesër. Kurse, liria patjetër do të vijë…
Lëndinat e dëshmorëve më të rinj të Drenicës prehen tani me trupat e munduar të tre brezave shqiptarësh. Nuk janë vetëm lëndina lotësh dhe vajtimi, por edhe lëndina të dhembshurisë krenare, të qëndresës dhe pietetit. Aty ende nuk ka përmendore, pos që në zemrën e çdo shqiptari për ta ngrihet madhështisht memoriali shpirtëror ku shkruan se ky popull është i gatshëm të paguajë çdo çmim për të fituar lirinë.
Kjo është Drenica, ajo pjesë e lavdishme, e munduar, e varfër, e kombit, por krenare dhe e paepshme. Ajo është vetëm një pjesë e trungut të kombit tonë, çdo pjesë e të cilit është e ngjashme. Drenica gjendet kudo në Kosovë dhe në viset shqiptare. Çdo pjesë e tokës shqiptare është Drenicë…
(Në “Përthyerje kohësh”)