Gazetarja Edlira Qefalija Zeka ka reaguar ndaj Edona Llalloshit të VV’së për këngën që e këndoi në tubimin e VV’së në Zvicër, ku ishte edhe kandidati i VV’së për kryemiistër, Albin Kurti. Një nga vargjet ishte “jam Albini pushkë me qitë”.
Ajo shprehet se nuk di a të qeshë apo të qajë me mënyrën se si, sipas saj, po paraqitet Kurti si figurë heroike përmes këngëve dhe rrjeteve sociale. Sipas Qefalija Zekës, Kurti e humbi rastin për veprim në kohë lufte, ndërsa sot “qet pushkë” vetëm përmes mediave sociale.
Në reagimin e saj, gazetarja kujton edhe protestat e dhunshme dhe veprimet në Kuvend, duke thënë se kjo nuk është mënyra se si ndërtohet heroizmi.
Në fund, ajo ironizon duke thënë se me këtë logjikë, çdokush mund të shpallet hero.



