Shkruan Arianit Koci
Kurgjo nuk më nervozon ma shumë se kur eskorta e ndonjë politikani sillet si me e pas asfaltin në tapi.
Ty u lëshu Veternikut, në pikën ma të ngarkume, kaloi njëri prej liderëve. Drita rotative, sirena, panik i panevojshëm.
Njëri prej mbrojtjes e nxorri kryet prej xhipit, me “STOP” në dorë, tu bërtitë ndaj shoferëve që ishin ngujum në kolonë dhe s’kishin kah me lëvizë.
Kolona s’çahet me britma. Kur s’ka hapësirë, s’ka. Pikë.
Prej mënyrës si sillesh në rrugë, kuptohet si e sheh dhe si e trajton qytetarin. Nëse për ty ai është veç pengesë që duhet me u largu me zor, atëherë diçka thelbësore s’po funksionon.
Po i drejtohem policisë dhe vet politikanëve: mos na e boni llugë komunikacionin. Mjaft jemi në kolonë çdo ditë.
Edhe diçka – askush s’po shkon në intervenim kirurgjik emergjent. Mundeni me pritë 30 sekonda derisa të krijohen kushtet me u liru rruga.
Punë të madhe s’po shohim që po kryhet!
Së paku, mos iu bani barrë shtesë qytetarit që me mund të madh, po mundohet me shku në punë.



