spot_imgspot_img
spot_img

Federata “VATRA” kërkesë Presidentit Begaj e Osmani: Mbroni të drejtat e shqiptarëve në Ulqin

 Federata Panshqiptare e Amerikës “VATRA” i ka drejtuar një letër zyrtare Presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj, dhe Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, për të kërkuar reagim institucional lidhur me zhvillimet e fundit në qytetin e Ulqinit, në Mal të Zi.
Në thelb të shqetësimit të organizatës më të vjetër të diasporës shqiptare në SHBA është një marrëveshje e diskutueshme për dhënien me qira, për një periudhë afatgjatë, të një pjese të konsiderueshme të Plazhit të Madh në Ulqin kompanisë “Eagle Hills Montenegro” – një subjekt privat i regjistruar në Mal të Zi vetëm gjatë këtij viti, me kapital minimal. Sipas “VATRA”-s, kjo marrëveshje është zhvilluar në mungesë transparence dhe ka ngritur shqetësime serioze brenda komunitetit shqiptar në Ulqin, por edhe në nivele të larta shtetërore të Malit të Zi, përfshirë reagimin e Presidentit Jakov Milatoviq. “Ulqini nuk është vetëm një qytet simbolik për shqiptarët në Mal të Zi, por një hapësirë me rëndësi historike, kulturore dhe ekonomike për të gjithë rajonin,” thuhet në letrën e nënshkruar nga kreu i Federatës “VATRA”, Dr. Elmi Berisha. Organizata u bën thirrje liderëve të Shqipërisë dhe Kosovës që të ndjekin me vëmendje këtë zhvillim dhe të përdorin të gjitha kanalet diplomatike për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e komunitetit autokton shqiptar në Ulqin. “Çdo vendimmarrje që prek komunitetin shqiptar duhet të jetë në përputhje me ligjin, transparencën dhe vullnetin e qytetarëve të Ulqinit,” thekson Federata, duke paralajmëruar se çështja tashmë është në fokus të institucioneve relevante në SHBA dhe do të ndiqet deri në fund. Në përmbyllje të letrës, “VATRA” nënvizon rëndësinë që investimet dhe zhvillimi në rajon të mos bëhen në dëm të interesave të banorëve autoktonë shqiptarë dhe trashëgimisë së tyre mjedisore e kulturore.
Postimi i plotë
Shkëlqesisë së Tij, Z. Bajram Begaj, President i Republikës së Shqipërisë, Shkëlqesisë së Saj, Znj. Vjosa Osmani-Sadriu, Presidente e Republikës së Kosovës, Lënda: Kërkesë për reagim institucional mbi zhvillimet e fundit në Ulqin Të nderuar Shkëlqesi, Në emër të Federatës Panshqiptare të Amerikës “VATRA”, organizata më e vjetër e diasporës shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, më lejoni t’ju drejtohem me këtë letër lidhur me një çështje me rëndësi të veçantë kombëtare dhe rajonale: zhvillimet e fundit në Ulqin, përkatësisht dhënia me qira për një periudhë afatgjate e një pjese të konsiderueshme të Plazhit të Madh kompanisë “Eagle Hills Montenegro”, një subjekt privat i regjistruar në Mal të Zi vetëm gjatë këtij viti, me një kapital simbolik. Kjo marrëveshje, e cila ka ngjallur reagime të forta brenda komunitetit lokal shqiptar në Ulqin, si dhe nga aktorë politikë e institucionalë në Mal të Zi, përfshirë Presidentin Jakov Milatoviq, është zhvilluar në kushte jo të qarta transparence dhe me shumë pikëpyetje mbi qëllimet afatgjata të këtij projekti. Të nderuar Presidentë, Ulqini nuk është vetëm një qytet simbolik për shqiptarët në Mal të Zi, por është edhe një hapësirë historike, kulturore dhe ekonomike me rëndësi të veçantë për mbarë rajonin dhe më gjerë. Për këtë arsye, ne ju drejtohemi Juve, si përfaqësues të dy shteteve relevante, për ta ndjekur me vëmendje këtë zhvillim shqetësues dhe për të përdorur kanalet diplomatike e institucionale për të ngritur zërin tuaj në mbrojtje të të drejtave, interesave dhe pronës publike që u përket qytetarëve të Ulqinit.
Federata “VATRA” thekson rëndësinë që çdo vendimmarrje që prek komunitetin autokton shqiptar në Mal të Zi të jetë në përputhje me ligjin, me parimet e transparencës, dhe mbi të gjitha, me vullnetin e qytetarëve të Ulqinit. Ne tashmë kemi nisur kontaktet me institucione relevante në SHBA dhe do të vijojmë të ndjekim këtë çështje deri në përfundimin e saj, duke theksuar gjithmonë nevojën që investimet dhe zhvillimi në rajon të mos bëhen në dëm të banorëve autoktonë, as të trashëgimisë mjedisore dhe kulturore të shqiptarëve në Mal të Zi. Në pritje të një reagimi të ndjeshëm dhe përfaqësues nga institucionet që Ju drejtoni, ju shpreh mirënjohjen për përkushtimin Tuaj të vazhdueshëm ndaj çështjeve që prekin interesin kombëtar.
Me konsideratë të lartë,
Dr. Elmi Berisha
President, Federata Panshqiptare e Amerikës “VATRA”

Op/Ed

Drejtësia që flet vetëm maqedonisht është padrejtësi

Shkruan: Astrit Gashi Në një shtet që pretendon të jetë...

27 Prilli, shënon renjën e një regjimi të konsumuar dhe rilindjen e një epokë të re

Nga Astrit Gashi   Në historinë e çdo populli vjen një...

Thirrje për veprim institucional dhe qartësi strategjike

Nga gjeneral Hisen Berisha (Siguria kombëtare dhe orientimi strategjik janë...

Abonohu

spot_img

Të sponsorizuara

Banorja e 13-të e BBVK rrëfen ngjarjen e frikshme që i ka ndodhur

Sot është shëndosh e mirë, por dikur një nga...

Afërdita Paqarada në Big Brother VIP Kosova, zbuloni rolin e saj!

Përderisa të gjithë jemi duke numëruar ditët drejt mbrëmjes...
spot_img

Dita e Dëshmorëve të Kombit pa asnjë aktivitet, Jashari: Institucionet kanë punë më të mençme

Dita e Dëshmorëve të Kombit vazhdon të shënohet në Shqipëri por jo edhe në Kosovë. Kjo pasi nuk po shënohet në nivel institucional. Krerët e...

Drejtësia që flet vetëm maqedonisht është padrejtësi

Shkruan: Astrit Gashi Në një shtet që pretendon të jetë demokratik dhe multietnik, është e pafalshme që vetë Gjykata Kushtetuese, institucioni që duhet të mbrojë...

Partizani/ Gjykimi për Berishën pas zgjedhjeve. GJKKO shtyn seancën për më 19 maj

Gjykimi për ish kryeministrin Sali Berisha, lidhur me dosjen “Partizani”, do të jepet pas zgjedhjeve. GJKKO ka shtyrë sërish seancën dhe e radhës do...