2025/11/18
Banner Top
Fuqia e Wesley Clark: Një nga dëshmitarët e vetëm të cilit gjyqtarët nuk ‘guxuan’ t’i bëjnë pyetje, ia lejuan edhe fjalimin

Komandanti i NATO-s, Wesley Clark, përmbylli dëshminë e tij në Gjykatën Speciale të Hagës.

Pavarësisht se ishte pritur që dëshmia e tij të zgjaste më shumë, diçka ndikoi që ajo të mos ndodhte.

Clark është në mesin e dëshmitarëve të vetëm të cilit gjyqtarët nuk morën mundin t’i bëjnë pyetje.

Nacionale kishte raportuar gjatë gjithë gjykimit se pjesën më të madhe të kohës, gjyqtarët po iu bëjnë pyetje të gjithë dëshmitarëve. Madje, edhe pyetje sygjestive e orientuese.

Megjithatë, çuditërisht, për Clarkun nuk e patën asnjë pyetje.

Madje, ish-komandantit ia lejuan edhe fjalimin e fundit, të cilin nuk ia kishin lejuar askujt tjetër.

Wesley Clark ka përfunduar dëshminë në Gjykatën Speciale të Hagës.

Clark mbajti një fjalim në fund, dhe u shpreh se pjesëtarët e UÇK-së luftuan kundër shtypjes.

Duhet të ketë një kufi sa i takon rendit. Ka rend, por personat duhet të respektojnë e të luftojnë për të drejtat e tyre. Këtë u përpoq të bënte UÇK-ja kur nuk pranuan shtypjen prej serbëve, bënë të pamundur për t’i bërë ballë shtypjes. Ata nuk janë terroristë, pavarësisht se kur takova gjeneralët serbë thanë terroristë, ata ishin njerëz që luftuan kundër një regjimi të padrejtë që meritonte të largohej. E njëjta gjë po ndodh në Ukrainë, dhe mund të vazhdoj edhe më tej, mendoj se kjo është e vështirë për jurisprudencat e gjykatave, sepse në një moment kemi jurisprudencën e Gjermanisë, edhe në Gjermani kemi qeveri demokratike, këtu kemi persona që luftuan për lirinë e tyre. Ligjet, procedurat e shoqërive moderne duhet të kuptojnë edhe nevojat e personave që luftojnë për lirinë e dinjitetin e tyre. Kështu filloi Revolucioni në Amerikë, dhe ata patriotë poashtu u konsideruan terroristë nga britanikët, siç ndodhi me amerikanët, por Amerika u kthye në shtet madhështor. Duhet të kemi parasysh të shkuarën, historinë, çka po ndodh në Ukrainë, ndoshta do të ketë procese për Ukrainën, por duhet të kuptoni rrethanat dhe kush mban përgjegjësinë penale. Ka aspekte strategjike, që kanë epërsi dhe që shkojnë përtej mundësive të një individi të vetëm. Hashim Thaçi nuk është përgjegjës për atë që ka ndodhur në Kosovë”, tha Clark, raporton Nacionale.

Clark edhe ditën e sotme foli për strukturën e UÇK-së, rolin e Thaçit e detaje të tjera.

Unë nuk kam prova apo dëshmi se UÇK-ja ishte prapa kësaj, kam indikacione që provojnë të kundërtën. Po i referohem deklaratë ku përmenden rreth 170 mijë serbë, pretendohet të jenë dëbuar nga Kosova”, tha Clark më tutje.

Ai u pyet edhe për faktin se disa e quanin UÇK-në terroriste.

“Më kujtohet që ambasadori Gelbard e ka thirrur familjen Jashari, familje terroristësh. Për këtë u qortua nga udhëheqja amerikane, dhe deklarata e tij u tërhoq. Metoda terroriste kam dënuar unë”, tha Clark.

Unë nuk jam i sigurt çfarë ka ndodhur dhe si janë armatosur. Ata kanë marrë mbështetje prej diku. Kjo është një akuzë vetëm pjesërisht relevante, si komandant strategjik asnjëherë nuk kemi pasur mundësi të bëjmë kërkime e të na vërtetohet ky qëndrim. Thaçi ishte person ambicioz, i artikuluar, sa i takon kontrollit, nuk ka pasur. Nuk e kam parë një gjë të tillë, këtëo lemente nuk kishin atë lloj strukture të një organizate normale. Bëhej fjalë për persona që po luftonin për mbijetesën e tyre. Nuk kishte asnjë lloj letre ku shkruhej diçka. Akuzat nuk janë të qenësishme”, tha Clark.

Clark theksoi se akuzat për shitje të organeve ishin dezinformim nga rusët.

Mendoja se ishte për shitje të organeve, 2007-2008 kishte akuza për shitje të organeve, dhe atë e konsideroja dezinformim. Nuk më kujtohet kur e kam kuptuar se për çfarë akuza bëhet fjalë, por jam i sigurt që kur e kam thënë këtë deklaratë, nuk e kisha idenë se çfarë akuza. Nuk më kujtohet të kem lexuar plotësisht. Unë mendova se dikush kishte prova konkrete për këtë akuzë. Ishte propozim qesharak që në një fushatë ajrore bombardimesh të hiqeshin organet e të shiteshin. Nuk kishte kuptim kjo gjë. Ishte dezinformim. Të njëjtat persona që më dhanë librin në vjeshtën e 1998. Rusët”, tha ai.

Nuk kam parë asnjë dokument që Thaçi të ketë dhënë ndonjë urdhër. Asnjë provë që Thaçi të ketë qenë komandant ushtarak”, tha Clark.

Banner Content

0 Comments

Leave a Comment