spot_imgspot_img
spot_img

Gati katër orë takim trepalësh në Bruksel, në pritje të një zgjidhje “urgjente” për targat

Po bëhen katër orë që kur ka nisur takimi në ora 10:00, i Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq me shefin e diplomacisë evropiane, Josep Borrell, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Ky takim urgjent mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, u ndërmjetësua nga shefi i diplomacisë Josep Borrell, dhe emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

Para takimit trepalësh, Borell e Lajçak herët paradite patën takime të ndara me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti si dhe me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borell, pritet që pas takimit të dalë në konferencë për media për të shpjeguar ecurinë e bisedimeve mes palëve.

Borrell tha mbrëmë se e ka thirrur këtë “takim urgjent”, për shkak të nevojës për të shtensionuar situatën.

“T’i japim fund menaxhimit të krizave të vazhdueshme dhe në vend të kësaj të fillojmë të përparojmë drejt normalizimit të marrëdhënieve”, shkroi Borrell në Twitter.

Shefi i diplomacisë evropiane, javën e kaluar tha kategorikisht se “nuk mund të hyjmë në 21 nëntor” pa arritur një marrëveshje për targat.

Në anën tjetër, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se nuk pret rezultat nga takimi trilateral BE-Kosovë-Serbi, po se ka shkuar “vetëm për t’ju dhënë arsye se Serbia nuk dëshiron zgjidhje”.

Ndërsa, Policia e Kosovës njoftoi të dielën se masa për gjobat prej 150 euro për veturat ilegale do të shtyhet për një ditë, pra do të nis zbatimi të martën e 22 nëntorit./Reporteri.net/

Op/Ed

Pse aktori Jeton Zogjani zgjodhi ta njollosë publikisht Enver Petrovcin?

Nga Avni Selmani Së fundmi, aktori Jeton Zogjani publikoi një...

Drejtësia që flet vetëm maqedonisht është padrejtësi

Shkruan: Astrit Gashi Në një shtet që pretendon të jetë...

27 Prilli, shënon renjën e një regjimi të konsumuar dhe rilindjen e një epokë të re

Nga Astrit Gashi   Në historinë e çdo populli vjen një...

Abonohu

spot_img

Të sponsorizuara

Banorja e 13-të e BBVK rrëfen ngjarjen e frikshme që i ka ndodhur

Sot është shëndosh e mirë, por dikur një nga...

Afërdita Paqarada në Big Brother VIP Kosova, zbuloni rolin e saj!

Përderisa të gjithë jemi duke numëruar ditët drejt mbrëmjes...
spot_img

Pse aktori Jeton Zogjani zgjodhi ta njollosë publikisht Enver Petrovcin?

Nga Avni Selmani Së fundmi, aktori Jeton Zogjani publikoi një fotografi të profesorit dhe aktorit të mirënjohur Enver Petrovci me kryeministrin, duke nxitur komente fyese...

Dita e Dëshmorëve të Kombit pa asnjë aktivitet, Jashari: Institucionet kanë punë më të mençme

Dita e Dëshmorëve të Kombit vazhdon të shënohet në Shqipëri por jo edhe në Kosovë. Kjo pasi nuk po shënohet në nivel institucional. Krerët e...

Drejtësia që flet vetëm maqedonisht është padrejtësi

Shkruan: Astrit Gashi Në një shtet që pretendon të jetë demokratik dhe multietnik, është e pafalshme që vetë Gjykata Kushtetuese, institucioni që duhet të mbrojë...