Gazetari Artan Hoxha komentoi paraqitjen e Sali Berishës në SPAK si person në dijeni për çështjen e ’21 janarit’ dhe për audio përgjimin.
Ai zbardhi në “Shqipëria Live’ detaje nga regjistrimi, ku tha se urdhri për të kryer vrasjet ishte ‘gjakos, gjakos’, ndërsa shtoi se për 8 sekonda u kryen katër vrasjet e protestuesve. Pas këtyre 8 sekondave, është dhënë urdhër ‘ndaloni zjarrin’.
Berisha ka deklaruar se të shtënat janë kryer nga Garda, por Hoxha tha se nga brenda është qëlluar vetëm syri i nxirë i shefit të Gardës në atë kohë, Ndrea Prendi.
“Audio-përgjimin nuk ia kam dhënë askujt. Lulzim Basha del tek kodet e radiove. Është një kod për flitet për të. Kam identifikuar kodet me radhë, janë; luanë, diamanti, 77, korabi, 220… Ata që e kanë pasur e dinë për kë e kam fjalën unë
Basha ka qenë ministër i Brendshëm, është akuzuar dhe ai për ngjarjen, por po i jepet mundësia të tregojë pozicionin e vet. Në Kryeministri nuk komandonte Basha. U tha nga Berisha që ‘Kryeministria s’ka pasur sistem kamerash, ka pasur Garda’. Por ka pasur sistem kamerash.
Vrasjet janë bërë me urdhër. Si është bërë regjistrimi? Nuk është bërë duke përgjuar njësinë qendrore, por duke përgjuar komandantin e Gardës. Ai është regjistruar dhe janë komunikime e komandantit me zinxhirin komandues.
Kur vijnë të shtënat… për 8 sekonda janë kryer 4 vrasjet. Është dhënë urdhri ‘ta ta gjakos, gjakos’, ky është urdhri. Urdhri tjetër ka qenë ‘ndaloni zjarrin’, ka zgjatur vetëm 8 sekonda. Po të kishte zgjatur më shumë do ishte bërë kasaphanë. Ky material i dha një motiv të ri hetimit, që kemi të bëjmë me vrasje me urdhër.
Berisha ka thënë që ‘nuk është qëlluar nga brenda’. Brenda është qëlluar vetëm syri i nxirë i shefit të Gardës, Ndrea Prendit. E vetmja e shtëna brenda godinës, ka qenë grushti. Atë ditë ka pasur disa përplasje.”, tha ndër të tjera ai.



