spot_imgspot_img
spot_img

Gjatë 2024-tës, në Kosovë janë regjistruar 548 raste të reja me tuberkuloz

Gjatë vitit 2024, në Kosovës janë regjistruar 548 raste të reja me tuberkuloz.

Kështu bën të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Sipas MSH-së, në Ditën Botërore të Mushkërive, kjo sëmundje mbetet një sfidë e rëndësishme për shëndetin publik.

“Edhe në Kosovë, tuberkulozi mbetet sfidë për shëndetin publik. Gjatë vitit 2024 janë regjistruar 548 raste me një incidencë prej 34.3 për 100,000 banorë. E ritheksojmë se diagnostikimi dhe trajtimi i tuberkulozit ofrohet falas në institucionet publike shëndetësore të vendit tonë. Përveç tuberkulozit, sëmundjet e tjera të organeve të frymëmarrjes, përfshirë astmën dhe bronkitin kronik, vazhdojnë të jenë shkaktarë të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë në vend.”, thuhet në njoftim transmeton Klankosova.tv.

Dita Botërore e Mushkërive, që në Kosovë po shënohet me moton “Mushkëri të shëndetshme, jetë e shëndetshme”, ka për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për sëmundjet që prekin mushkëritë dhe ndikimin e tyre në jetën e miliona njerëzve në botë.

Sipas raportit global për sëmundjet respiratore, çdo vit miliona persona preken nga sëmundje si sëmundja pulmonare obstruktive kronike (SPOK), astma, pneumonia, tuberkulozi dhe kanceri i mushkërive, të cilat shkaktojnë vdekje në shkallë të gjerë.

Op/Ed

PSE I DJEG “VETËÇVENDOSJES” NJË PROTESTË PRO THAÇIT?

Nga Petro Koçi/ Reagimi i paprovokuar i Veteçvendosjes ndaj protestes...

I dua dhe i admiroj të gjitha femrat, që nuk presin asgjë prej askujt

Mimoza Rexhevelaj I dua dhe i admiroj të gjitha femrat,...

Si mund të përfitojë Kosova nga deliri Donald Trump

Shkruan: Ben Blushi Imagjinoni një njeri që lëviz me një...

Abonohu

spot_img

Të sponsorizuara

Banorja e 13-të e BBVK rrëfen ngjarjen e frikshme që i ka ndodhur

Sot është shëndosh e mirë, por dikur një nga...

Afërdita Paqarada në Big Brother VIP Kosova, zbuloni rolin e saj!

Përderisa të gjithë jemi duke numëruar ditët drejt mbrëmjes...
spot_img

Raportohet për një rast të dhunimit në Lipjan, Policia po heton

Një person dyshohet se është dhunuar në Lipjan. Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës. “DHUNIM- Lipjan / 25.10.2025 – 17:00. Eshte raportuar se I...

Dështimi i formimit të Qeverisë, Ahmeti: Do të ketë pasoja të mëdha

Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti përmes një lidhje direkte në emisionin “Fol me Arin” tha se mosformimi i Qeverisë do të ketë pasoja të...

Gazetari Milaim Zeka sot feston ditëlindjen: Kujton nënën e zhdukur dhe falënderon UÇK-në e NATO-n për lirinë

Gazetari i njohur Milaim Zeka sot feston ditëlindjen. Në këtë ditë të veçantë, ai ka ndarë një mesazh emocional në rrjetet sociale, ku ka...