2026/02/04
Banner Top
Gjuajtje me armë zjarri në Gjilan

Një incident me armë zjarri ka ndodhur në rrugën Gjilan – Kamenicë, në afërsi të një pike karburanti.

Kjo është bërë e ditur për Klankosova.tv nga zëdhënës i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili tha se dyshohet se në incident kanë qenë të përfshira dy automjete në lëvizje.

Hashani njoftoi gjithashtu se si pasojë e këtij incidenti, një person ka kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Gjilanit, ndërsa  po trajtohen nga autoritetet shëndetësore.

“Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku gjatë ekzaminimit janë gjetur dhe sekuestruar prova materiale që ndërlidhen me rastin.  Policia e Kosovës, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore dhe është në kërkim të personave të dyshuar lidhur me këtë rast”, thuhet në konfirmim.

Banner Content

0 Comments

Leave a Comment